VIDEO/ Transportonte tritoI, armë zjarri dhe fishekë për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

Policia e Shtetit ka vënë në pranga 46-vjeçarin, Urim Meta, i cili u kap duke transportuar armë dhe lëndë shpërthyese, që dyshohet se i kishte marrë në Shëngjergj me qëllim shitjen në Tiranë.

Gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu, u sekuestruan edhe automjeti dhe celulari i tij, në cilësinë e provës materiale.

UeimMeta
Urim Meta
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokuroria e Tiranës, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

8

Njoftimi i policies:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Synimi”. Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë.

Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Ndryshimi i thjeshtë i pozicionit të gjumit që mund të rrisë komoditetin, tretjen, qarkullimin e gjakut dhe energjinë në mëngjes

Shumica e njerëzve e trajtojnë gjumin me një qëllim të vetëm: të flenë mjaftueshëm orë. Standardi i njohur prej rreth tetë orësh është bërë një lloj mase…

Ja cila eshte duaja qe te shtohet pasuria dhe te mbrohet familja

Në Islam nuk ka një “formulë magjike” për pasuri, por ka duá të lejuara dhe shumë të rekomanduara që kërkojnë bereqet, furnizim (rizk) dhe mbrojtje për familjen….

Flet mjekja kardiologe: lnfarkti, Shenjat e para me të cilat shfaqet dhe si të mbroheni

Për të parandaluar infarktin apo për t’u mbrojtur nga pasojat që ai mund të sjellë në momentin kur ndodh, me rëndësi është të mos neglizhohen shenjat e…

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell ditë të bardha për 3 shenja Horoskopi

Ka faza që na vënë në provë më shumë sesa e prisnim. Periudha kur ndiejmë sikur gjithçka po ecën ngadalë, me pengesa dhe vonesa. Por, duket se…

Çfarë ndodhi? Laert Vasili shp*rthen keq ndaj moderatorit: Përplasje në studio të thashë t q…

Një moment tepër i tensionuar dhe i papritur ka ndodhur gjatë emisionit “Kojshia Show”, ku aktori i mirënjohur Laert Vasili ishte i ftuar. Situata ka dalë jashtë…

Bora Zemani dhe Donald Veshaj drejt martesës? Çifti flet për planet e së ardhmes

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, një nga çiftet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, kanë ndarë së fundmi detaje mbi marrëdhënien e tyre dhe planet për të…