Situata në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa deklaratat e fundit kanë ndezur rrjetin.
Së fundmi, Xhindi ka zbuluar se eliminimi i radhës pritet të jetë mes Gimbos dhe Brikenës. Sipas tij dhe burimeve që qarkullojnë, me shumicë votash, Gimbo është ai që pritet të largohet nga shtëpia.
Por ajo që e bën edhe më interesante këtë deklaratë është fakti se, siç e keni parë edhe më herët, Xhindi nuk ka gabuar në asnjë nga parashikimet e tij deri tani. Ai konsiderohet nga ndjekësit si një nga personazhet më të informuar, me burime të sakta brenda lojës, duke fituar kështu epitetin: “i pagabueshëm”.
Ndërkohë, Gimbo është kritikuar për mungesë dinamike në lojë, duke u parë shpesh si një lojtar në hije, sidomos pranë Selinës. Nga ana tjetër, një moment vendimtar ndodhi në spektaklin e fundit, ku ndërhyrja e Selinës në përplasjen mes Mirit dhe Tanit ndryshoi rrjedhën e lojës.
Megjithatë, kjo nuk duket se ka mjaftuar për të shpëtuar Gimbos, i cili tani është më pranë eliminimit se kurrë.
Mbetet për t’u parë nëse edhe këtë herë Xhindi do të rezultojë sërish i saktë, apo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të ketë një tjetër surprizë të madhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE