Surprizë nga qielli! Selines i vjen droni i parë nga Gimbo (Video )

Një moment i papritur dhe shumë emocionues ka ndodhur për Seline, e cila ka marrë dronin e parë surprizë nga Gjimbo.

Droni është shfaqur mbi ambientet e shtëpisë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve. Ajo që ka bërë më shumë bujë është mesazhi i shkruar në banderolë, ku Gjimbo i jep mbështetje të fortë Selines.

Në mesazh shkruhej:

“Aty Brenda lufto vetëm dhe jashtë ke gjithë publikun! Vazhdo përpara luaneshë, luani të pret me fitore. #SelimBoFamily”

Ky gjest ka emocionuar jo vetëm Seline, por edhe publikun, duke u bërë viral në rrjetet sociale brenda pak minutash.

Fansat e kanë parë këtë si një mbështetje të madhe për të, ndërsa komentet kanë shpërthyer duke e quajtur një nga momentet më të bukura të këtij edicioni