Nuk gjenden punonjës/ Paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa…

Për shkak të mosfunksionimit të skemës për punonjës të huaj, pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për kalimin në Europë, biznese në sektorë të ndryshëm janë detyruar të përafrojnë pagat për profesione të ngjashme me nivelet e BE-së.

Rreth 2 vite më parë gjetja e shoferëve për kamion, ishte një nga problematikat më të mprehta të sektorit të transportit të mallrave.

Disa kompani për të mbushur hendekun e fuqisë punëtore nisën të punësonin shtetas të huaj nga Egjipti, ndërsa vendasit emigronin drejt BE-së, veçanërisht drejt Gjermanisë për paga mbi 2 mijë euro.

Me qëllimin zgjidhjen e problematikës, operatorët e transportit të mallrave me kamion janë detyruar të rrisin pagat nga 30 deri 50% për 2 vitet e fundit për shoferët e kamionëve duke shkuar në 2500 euro.

Sipas të dhënave të “Economic Reseach Institute”, në Gjermani paga mesatare për shoferët e kamionit arrijnë deri në 4 mijë euro në muaj.

Në Itali paga mesatare për drejtues kamioni arrin 3 mijë euro në muaj. Në Greqi paga mesatare arrin 2,100 euro në muaj. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut pagat variojnë nga 1,300 deri 2,000 euro në muaj.

Dy vjet më parë sipas të dhënave të operatorëve paga minimale e drejtuesve të kamionëve në Shqipëri varionte nga 500 deri në 600 euro, ndërsa maksimalja nis nga 1,000-1,500 deri 2,000 euro. Rrogat për drejtuesit e kamionëve në Europë nisin nga 2,000 euro.

Vështirësitë në gjetjen e shoferëve për kamion dhe punonjës mbështetës ka qenë edhe për kompanitë e importit dhe shpërndarjes së mallrave ushqimore.

Problematika është prezentë edhe te transporti i pasagjerëve. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni pohoi më herët se operatorët e transportit urban hasin vështirësi për gjetjen e shoferëve të autobusëve për linjat publike në Tiranë.

Sipas tij zgjidhja e vetme e ndërmarrë ishte rritja e pagës. Paga mesatare e një shoferi autobusi ka arritur 90 mijë në muaj./ Monitor,

Related Posts

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…

‘Uroj sa më pak makutëri’! Me kë e ka Spiropali në mesazhin për Pashkët!

Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh urimi në prag të Pashkës Ortodokse, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe më…

Debat i ashpër në “Big Brother VIP”, Selin dhe Mateo përpIasen për finalen

Tensionet në Big Brother VIP Albania kanë vijuar edhe mes banorëve Selin dhe Mateo, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë mbi meritën për finalen…

Transgjinorja poston shqiptarin: Ky çuni me syze më ngacmoi!

Një video e postuar në Instagram nga një vajzë transgjinore me origjinë aziatike, e cila ndodhet në Tirana, është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr…

“Largohu pak nga gruaja”, slogani që i solli ushtrisë mijëra aplikime në pak ditë

Një slogan sa i pazakontë aq edhe viral ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë rezultate rekord për ushtrinë e Tajlandës. Me mesazhin provokues “Take a…

HOROSKOPI për JAVËN e ardhshme (13-19 prill 2026)! – Parashikimi dhe renditja e 12 shenjave sipas FATIT

Ja çfarë kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme: Dashi dhe Shigjetari kryesojnë renditjen e 12 shenjave të zodiakut sipas fatit nga 13 deri më 19 prill…