×

Salianji “shuplakë” Berishës: “Frikacak, je turpëruar gjithë jetën”

Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishes, i cili quajti ish deputetin e PD “si të birësuar”.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se Sali Berisha ka frikë nga gara dhe demokracia.

Ai thekson se ‘PD nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla’.

“Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara. Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj. Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje. Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë. Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën. E frikë bën mirë që ka se e ka keqpërdorur funksionin për interesa personale dhe biznesi! Demokratët duan një Parti Demokratike fituese”, shkruan Salianji.

Ndërsa sa i takon pjesës tjetër që tha Berisha, në lidhje me një mendim që Salianji i kishte kërkuar kreut të PD që të firmoste një deklaratë për të mos “vrarë” Fatmir Xhafën, ish deputeti demokrat tha se kjo është një shpifje.

Ai u shpreh me ironi se “ Berishës i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim’ Ramën me votë”.

“Sa për hallin që ka se mos “vras” Xhafën, i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim’ Ramën me votë. Burri ka kohë te turpërohet gjithë jeten e vet, por të bierë në këtë nivel është e paimagjinueshme dhe fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër!

Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin, akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë, siç dhe tregon mëndesinë vrasëse sepse dikush që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten!

Meqë ky po e mbështet SPAK këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK të nisë hetimin për tentativë vrasje ose moskallëzim krimi”, shkruan Ervin Salianji, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Pas gjithë përplasjeve… ja çfarë bënë Rogerti dhe Miri në festë (Video)

Pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP, duket se Rogerti dhe Miri kanë vendosur të hedhin gjithçka pas krahëve. Dy ish-banorët janë…

Lek i madh për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Pas pozicionimit…

Moti bën kthesën e papritur sot

Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut…

Euro prek minimum historik! Ja me sa këmbehet

Euro ka rënë në nivelin më të ulët historik të saj. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë të hënë, një euro është këmbyer me mesatarisht…

Përfshihet nga flakët një banesë, humb jetën nëna me 6 fëmijët

Një nënë dhe gjashtë fëmijë të moshës nga tre deri në 11 vjeç u vranë në një shpërthim dhe zjarr në një shtëpi në qendër të Pensilvanisë….

Pse çmimi i naftës rritet shpejt, por ulet ngadalë

Çmimet e karburanteve në tregjet me pakicë nuk lëvizin në të njëjtin ritëm me çmimin e naftës bruto në tregjet ndërkombëtare. Edhe kur nafta bie ndjeshëm në…