Çfarë i kishte bërë i dashuri dhe nusja e xhaxhait që? Gazetari kur e thirri në shtëpi 31 vjeçarja

Gazetari Kosov Gjoci, në një lidhje live për Euronews Albania, dha më shumë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Majac të Podujevës, ku mbetën të vdekur tre persona.

Sipas gazetarit, arsyeja e nisjes së kësaj ngjarjeje dyshohet se është mosmarrëveshja që ka pasur Ardita Gashi, autorja e ngjarjes, me të dashurin e saj Iliaz Brahimi. Sakaq, gazetari sqaroi se nuk dihet ende nëse ka pasur tradhti bashkëshortore nga të dyja palët.

“Ajo çfarë ka thënë Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes zëdhënësit të saj, ka bërë të ditur që gjithçka dyshohet se ka nisur si rezultat i një mosmarrëveshjeje që 31-vjeçarja ka pasur me viktimën e parë, ku viktima nga fshati i tij ka shkuar te shtëpia e saj për të sqaruar problemet që ka pasur.

Edhe kjo lidhje e tyre nuk është sqaruar ende nëse ka pasur ndonjë lidhje jashtëmartesore nga të dyja palët.

Viktima ka shkuar në fshatin e 31-vjeçares në Majac të Podujevës me idenë që të takohen dhe të sqarohen, por mesa duket situata është përshkallëzuar, ku 31-vjeçarja ka përdorur armë dhe ka qëlluar në drejtim të të dashurit, i cili ka qenë në makinë. Më pas është futur në shtëpinë e xhaxhait të vet, ku në gjendje shoku ka marrë peng nusen e xhaxhait të saj, një të moshuar, Miradie Gashi, dhe nga tentimi i familjarëve për ta ndaluar ka shtënë me armë edhe në drejtim të saj, dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten.

Viktima e parë ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa e moshuara ka ndërruar jetë më pas gjatë mbrëmjes, dhe 31-vjeçarja ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ende nuk është bërë e qartë se për çfarë motive ajo ka krijuar gjithë këtë situatë dhe prokuroria nuk ka pranuar të japë detaje.

Por, siç ka njoftuar edhe vetë prokuroria, kjo ngjarje me tre viktima ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjes që ka ardhur nga viktima e parë dhe 31-vjeçarja”, u shpreh gazetari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

“Hashim Thaçi në burg, nuk është komand Iufte”! Çfarë bënte te Vila 31 në Tiranë gjatë Iuftës”

Avokati i njohur Zaçe Islami ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke bërë deklarata që kanë ndezur polemika të forta. “Hashim Thaçi…

Salianji “shuplakë” Berishës: “Frikacak, je turpëruar gjithë jetën”

Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishes, i cili quajti ish deputetin e PD “si të birësuar”. Me anë të një postimi në…

“Ka treguar një anë të errët”: Selin i përgjigjet zarfit të Vëllait të Madh, zgjedh fituesin dhe sulmon ashpër këtë banor

Pas leximit të zarfit nga Vëllai i Madh, ku banorëve u kërkohej të reflektonin dhe të zgjidhnin se cili prej tyre meriton të fitojë “Big Brother VIP…

E fundit/ Gazetari zbulon vendimin e fortë: Trump tërhiqet nga lufta ndaj Iranit! Vjen përmbysja e beftë! –

TRONDITET SKENA NDËRKOMBËTARE! Donald Trump bën kthesën e papritur dhe tërhiqet nga përballja me Iranin. Vendimi i tij i fortë po shkakton reagime të shumta dhe po…

“Emri im do ishte Selin”/ Rogerti zbulon kush do që të fitojë BBV 5: Nuk ka ofenduar asnjë këtu

Vëllai i Madh ka futur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” një zarf të bardhë, ku secili nga banorët do të thoshte emrin që ata…

Greqia kishte planifikuar t’a pushtoj Shqipërinë gjatë viteve 97? Pamje të rralla nga forcat e armatosura greke dhe dështimi i tyre – VIDEO

Si hartoi Greqia ndërhyrjen në jug të Shqipërisë në vitin 1997? Pamje të rralla/ Plani i Greqisë për pushtimin e Shqipërisë, në 1997. Si hartoi Greqia ndërhyrjen…