Berisha: Edi Rama mashtroi shqiptarët për naftën dhe po fsheh dështimin me investim

Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, nëpërmjet një videomesazhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me çmimet e naftës dhe rolin e bordit, duke theksuar se rritja e fundit tregon ndikim të drejtpërdrejtë.

Ai kërkoi uljen e taksës mbi karburantet, ndërsa kritikoi edhe deklaratat për investimet e huaja, duke theksuar mungesë investitorësh të rinj.

Mirëdita!
Mashtrimet në monologun e së dielës të Edi Ramës janë bërë si përrallat e Nastradinit. Sot, ai kishte përzgjedhur të fliste për naftën dhe për të mashtruar qytetarët se, bordi nuk ka asnjë lidhje me çmimet, ndërkohë që bordi i tij dje njoftoi rritjen e çmimit, nga 203 lekë që kishte njoftuar më parë në 215 lekë, pas një letre publike që i bënë përfaqësuesit e kompanive të naftës, duke dëshmuar se ai bord është në mbrojtje të kompanive dhe jo të qytetarëve.

Sërish, theksoj se, themeli i çmimit statosferik të naftës në Shqipëri qendron taksën qeveritare të Edi Ramës mbi naftën 1.1 euro.

Ndaj dhe ulja e saj duhet të jetë kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë.
Edi Rama në monologun e tij foli për investimet e huaja, për një konferencë me mijëra pjesëmarrës, në të cilat në të vërtetë janë dhe mungestarët e mëdhenj në Shqipëri.
Unë dua t’i informoj shqiptarët se, gjatë këtyre 12 viteve, të vetmet investime të mldha në Shqipëri kanë qenë investimet e kontraktuara, që të gjitha nga PD.
Kanë qenë Kaskada e Devollit, me të cilën Edi Rama u tall dhe e përqeshi disa herë përpara. Ka qenë gazsjellësi trans Adriatik, i cili sot është më i çmuar se kurrë për mbarë Europën dhe siç dihet në kontraktimin e tij, Shqipëria luajti një rol përcaktues. Ka qenë Shell, i cili investoi miliarda në Shqipëri, por për fat të keq nuk gjeti, nuk ka asnjë investitor të madh, në mënyrë absolute, asnjë investitor serioz që të ketë ardhur dhe vendosur investimet e tyre në Shqipëri gjatë këtyre viteve, por përkundrazi kanë ikur investitorët gjigantë, që vetëm në Gjirin e Laëzit planifikonin të investonin 1.5 miliardë euro investime dhe shumë investitorë të tjerë.
Rrugë që shemben, që të gjitha u ndërtuan nga klientela e Edi Ramës, sepse me e-Albania ai përjashton të huajt nga pjesëmarrja në tendera, për arsye se, koha që u përgjigjet e-Albania atyre është 38 ditë, ndërkohë që tenderat kanë përfunduar brenda 34 ditëve.
Pra, kemi të bëjmë me një cikël mashtrimesh. Së fundmi, Edi Rama deklaroi se do të fillojë dialogun. I damkosur, i diskredituar para shqiptarëve me dosjet Balluku dhe AKSHI-n që provojnë se Lubi Balluku dhe Edi Rama janë hajdutët më kryesorë të fondeve publike të miliarda eurove që provuan se AKSHI është kompani e Lindave të tij, e Ergys Agasit, tani i diskredituar para shqiptarëve, por jo më para komunitetit ndërkombëtar, do fillojë fushatën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave me mediat e tij të kontrolluara dhe me anëtarësinë militante të PS. Në këtë rast, u bëj thirrje qytetarëve t’i gjuajnë me vezë dhe domate përfaqësuesit e organizatës kriminale të përfaqësuar nga Edi Rama, të cilët së fundmi vendosën të përdornin mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Mos iu jipni asnjë vlerësim tjetër, përveçse vezë dhe domate në drejtim tyre kudo që t’i shihni në rrugë, sheshe, në sallat e Shqipërisë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Related Posts

Një ngjarje që ngjan me skenaret e filmave aksion

Një ngjarje që ngjan me skenaret e filmave aksion ka t ronditur zonën bregdetare të Dhërmiut, ku një tentativë për të blerë një automjet luksoz është shndërruar…

Një ngjarje tr*nditëse ka përfunduar me një dënim të rëndë

Një ngjarje tronditëse ka përfunduar me një dënim të rëndë në Michigan, ku një mësuese 27-vjeçare është dënuar me 15 vite burgim pas shpalljes fajtore për marr*dhënie…

Çmenduri në Dhërmi! 17-vjeçarja vjedh Land Roverin dhe e përplas në përpjekje për t’i shpëtuar policisë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e 30 prillit 2026 në Dhërmi, ku një 17-vjeçare dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Land Rover”,…

Arrestohet në Greqi shqiptari i dyshuar për vr*sjen e një polici

Në Greqi, autoritetet policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në tra fikun e lëndëve nar kotike, mes tyre…

U martua me një të dënuar me vd*kje, reagon ashpër 31-vjeçarja shqiptare pas ekzekutimit të tij

SHBA- Tiana Krasniqi, një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas, në lidhje me vr asjen e bashkëshortit të saj, James Broadnax. James…

Këto janë pasojat trọnditëse të fjetjes me… Nuk do ta besoni!

Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të forta dhe shqetësim tek publiku. Në pamje shihet një dorë, ku njëri prej…