Lajm i keq/ Qeveria heq naftën falas për fermerët nga skema në bujqësi dhe blegtori

Qeveria ka miratuar vendimin për Skemën Kombëtare 2026, ku ka rritur financimin për mbarështimin e bagëtive dhe ka lehtësuar kushtet.

Ministria e Bujqësisë ka vendosur që të ulet numri i lopëve që duhet të ketë një fermer për të marrë financim nga shteti nga 10 që ishte në 5 lopë, ndërsa financimi rritet nga 10 mijë lekë që ishte në 12 mijë lekë.

Gjithashtu ulet numri i deleve dhe dhive që duhet të kesh, nga 100 krerë në 50 krerë bagëti, dhe rritet financimi nga 1200 lekë që ishte në skemën e 2025-ës, shkon në 1500 lekë me skemën e re.

Për bletarinë duhet të kesh minimumi 25 koshere nga 50 që ishte më parë, që të përfitosh financim prej 2 mijë lekë për zgjua, nga 1 mijë lekë që ka qenë.

Ne Skemën Kombëtare të 2026-ës shtohet për herë të parë financimi për dosat në 7 mijë lekë për krerë, kush ka tufë jo më pak se 5 krerë.

Ndërkohë nga skema kombëtare hiqet nafta falas për fermerët, e cila hyri në fuqi në janar të vitit 2021. Në skemën e re nafta pa taksa nuk është më si mbështetje financiare, dhe ky ndryshim bëhet pikërisht në kushtet kur vendi po përballet me çmime të larta nafte prej luftës në Lindjen e Mesme,

Related Posts

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…

‘Uroj sa më pak makutëri’! Me kë e ka Spiropali në mesazhin për Pashkët!

Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh urimi në prag të Pashkës Ortodokse, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe më…

Debat i ashpër në “Big Brother VIP”, Selin dhe Mateo përpIasen për finalen

Tensionet në Big Brother VIP Albania kanë vijuar edhe mes banorëve Selin dhe Mateo, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë mbi meritën për finalen…

Transgjinorja poston shqiptarin: Ky çuni me syze më ngacmoi!

Një video e postuar në Instagram nga një vajzë transgjinore me origjinë aziatike, e cila ndodhet në Tirana, është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr…

“Largohu pak nga gruaja”, slogani që i solli ushtrisë mijëra aplikime në pak ditë

Një slogan sa i pazakontë aq edhe viral ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë rezultate rekord për ushtrinë e Tajlandës. Me mesazhin provokues “Take a…

HOROSKOPI për JAVËN e ardhshme (13-19 prill 2026)! – Parashikimi dhe renditja e 12 shenjave sipas FATIT

Ja çfarë kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme: Dashi dhe Shigjetari kryesojnë renditjen e 12 shenjave të zodiakut sipas fatit nga 13 deri më 19 prill…