E rëndë/ Punëtorët po punonin poshtë furgonit në një gomisteri.. shkrumbohet nga flakët

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një furgon pranë një servisi automjetesh që gjithashtu shërben edhe si gomisteri.

Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së sotme në Shkodër në kilometrin e 2-të në rrugën Shkodër-Hani Hotit. 🡇𝐒𝐡𝐭ყ𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩 𝐩𝐚𝐦𝐣𝐞𝐭🡇

Punonjësit ishin duke punuar poshtë furgonit duke salduar dhe papritur ky mjet ka marrë flakë duke u djegur plotësisht.

Nga flakët punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin aty kanë arritur që të shpëtojnë pa u lënduar nga flakët.

Menjëherë mbërritën zjarrfikëset duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e zjarrit që të mos përhapej.

Si shkak i këtij zjarri përveç furgonit është djegur edhe një automjet tjetër që ndodhej aty afër ndërsa dëme materiale ka pësuar edhe servisi dhe gomisteria.

Ndërkohë grupi hetimor bashkë me ekspertët e zjarrfikësve janë duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij zjarri aksidental që dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.

Related Posts

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare?

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur së fundmi një projektligj që synon modernizimin e sistemit të lejeve të qëndrimit dhe reduktimin e burokracisë. ??Gazetarja…

Si pushka e jevgut’ – shpërthen debati për fjalët e Arbana Osmanit në TV! (Video)

Një moment nga spektakli “Ferma VIP” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur një debat të fortë publik. Gjatë një diskutimi të tensionuar mes…

Miri vë në siklet Selin: “O ti, me buzët komplet të bëra…”

Në një bisedë me Mirin, në sfidën e buxhetit, Miri i është drejtuar Selin duke i shprehur se: Miri: Na krijo ndonjë situatë tani. Rri tani, shiko…

“Piloti shqiptar u vra nga policia spanjolle”, Artan Hoxha: Ishte i rrezikshëm, krimi e përdorte për të shpërndarë kok*ainë

Duke folur për përfshirjen e shqiptarëve në trafikun ndërkombëtar të drogës, gazetari Artan Hoxha ka sjellë në vëmendje rrëzimin e pilotit shqiptar duke shpërndarë kokainë në Mesdhe….

Deklarata virale LIVE gjatë programit/ Arbana Osmani thumbon hapur Big Brother-in e Ledion Liços!

Nata e dytë e spektaklit drejtpërdrejt të “Ferma VIP 3” është shoqëruar me dinamika të forta dhe tensione që në minutat e para, duke treguar se ky…

Zarf ne Big Brother, ja cfare u vendos per 4 banoret

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke ndryshuar dinamikën e lojës për disa prej banorëve. Në shtëpi ka mbërritur një…