“Më thoni, ka vd*kur? – Tr*gjedi në familjen shqiptare, 12-vjeçari bie nga kati i tetë i pallatit teksa luante me shokët dhe humb jetën!

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Bolonjës në Itali, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat.

Sipas mediave italiane, viktima është Louis Pisha, i cili ndodhej në tarracën e një godine në Via Piave, bashkë me dy shokë të tij, kur ndodhi aksidenti fatal.

Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes nga policisë së komisariatit Santa Viola, mësohet se i mituri ka hipur mbi një dritare në çati prej plastike, transparente, i cili është thyer papritur nën peshën e tij.

Fillimisht, 12-vjeçari ka mbetur i varur dhe shokët janë përpjekur ta ndihmojnë duke e kapur, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Për pasojë, ai ka rënë nga kati i tetë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës 118, policia dhe zjarrfikësit, por për fat të keq çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë ka rezultuar e kotë.

Mësohet se 12-vjeçari nuk jetonte në pallatin ku ndodhi aksidenti. Pak më vonë në vendngjarje kanë mbërritur prindërit dhe të afërmit e tij, ndërsa skenat e dhimbjes kanë qenë rrëqethëse. Nëna e të miturit, e tronditur, është shembur në tokë mes lotësh, duke kërkuar të dijë se çfarë kishte ndodhur me të birin.

“Ka vdekur, më thoni çfarë ndodhi”, ishin fjalët rrëqethëse të nënës së 12-vjeçarit.

Kjo është tragjedia e dytë që godet këtë zonë, pasi në vitin 2024 një tjetër i ri, 17-vjeçari Fallou Sall, humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti pranë të njëjtit pallat. Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë,

Related Posts

Ja kush janë tri shenjat e Zodiakut që do kenë përfitime gjatë muajit Prill

Astrologjia e prillit sjell rrugë të hapura, perfekte për të nxituar drejt mundësive të reja të biznesit ose përpjekjeve të tjera që lidhen me punën – dhe…

“E rëndë në Vlorë: Vr*tet babai, djali Iufton për jetën – kush janë tre të rinjtë që po kërkon policia?”

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Vlorë, ku mbeti i vr arë 63-vjeçari Ismail Aliaj. Sipas burimeve të…

“A je i martuar?” Habit me përgjigjen Ilir Shaqiri dhe ndez rrjetin pas hyrjes në Ferma VIP

Hyrja me bujë e Ilir Shaqirit në “Ferma VIP 3” ka trazuar menjëherë ujërat brenda formatit dhe ka ndezur reagime të shumta në rrjet. Fituesi i edicionit…

Lajm i mirë nga Qeveria Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me asamblenë e Partisë Socialiste, Njësinë 14 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama…

“Merre hallallin e babës, amanet të lë..” Arbër Hajdari në lot: Letra e të atit zbulon sekretin e familjes që askush s’e dinte!

Arbër Hajdari, mbrëmjen e sotme, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e opinionistit në “Big Brother VIP”, punën e tij në…

Flori, nxënësi 17-vjeçar që humbi jetën gjatë orës së fizikulturës në Durrës

Personi në foto është Flori Saraçi, nxënësi 17-vjeçar që humbi tragjikisht jetën gjatë orës së fizikulturës në qytetin e Durrësit. Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se ka…