“E rëndë në Vlorë: Vr*tet babai, djali Iufton për jetën – kush janë tre të rinjtë që po kërkon policia?”

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Vlorë, ku mbeti i vr arë 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Sipas burimeve të sigurta policore, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një konflikt disa ditë më parë, ku djali i viktimës pati një mosmarrëveshje me autorin e mëvonshëm. Djali i Aliajit, Bajroni, mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmë mjekësore në spital.

Policia raporton se babë e bir kishin shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të sqaruar situatën me autorin, i cili ndodhej në automjet së bashku me familjen e tij pas vizitës në spital. Fillimisht ka pasur debat verbal, por situata degradoi në fyerje dhe sharje.

Në konflikt kanë ndërhyrë edhe dy shokë të autorit, duke çuar në përplasje fizike me grushte dhe shkelma.

Zyrtarët e policisë thanë se shpallën në kërkim shtetasit Anxhelo Ceci, 31 vjeç, Xhaferr Ngucaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe Eni Hysaj, 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Autoritetet konfirmojnë se 63-vjeçari u godit dy herë me grushte dhe një herë me shkelm, duke rënë në tokë dhe duke humbur jetën. Viktima kishte edhe probleme me zemrën dhe një operacion të mëparshëm, që dyshohet se ndikoi në pasojat fatale.

Pas ngjarjes, autori dhe dy shokët e tij u larguan me automjet dhe janë shpallur në kërkim. Djali i viktimës, i plagosur lehtë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thekson se djegia e automjetit të viktimës rreth një muaj më parë nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Vlorë / Goditën me grushte, duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçarit, shpallen në kërkim 3 shtetas.

Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 03.04.2026, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 03.04.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjergj Arianiti”, lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. A., 24 vjeç, dhe babain e tij, shtetasin I. A., 63 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e goditjeve, shtetasi I. A. ka humbur jetën.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Vr asja me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Related Posts

🔅- H0T BRlDE 5-🔅

Je 60 vjeçe dhe më sjell dashnoret ne shtepi, djali tr*ndit mamanë: Me thonë djali i k*rvës

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës…

“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin…

‘Gjëegjëza e psikopatit’: A guxoni të zgjidhni gjëegjëzën që do të zbulojë shumë për karakterin tuaj?

Dhe tani kemi ardhur te famëkeqja “Gjëgjëza e psikopatit”, e cila, sipas ekspertëve, do të zbulojë shumë për karakterin tuaj dhe atë që jeni në gjendje (mos)…

ZJARR I FUQISHËM NË TIRANË – PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PALLAT TE “FARMACIA 10” (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Flakët…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

Dashi Dite e bukur dhe mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit dhe…