PërpIasja me Elisa Spiropali, Edi Rama shρërthen ndaj mediave – por ajo që ndodhi në 7 orë mbledhje nuk u tha e gjitha…

Kryeministri Edi Rama komentoi përplasjen e tij me ministresën Elisa Spiropali gjatë një mbledhjeje qeveritare, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si media raportoi ngjarjen.

Rama tha se mbledhja zgjati nga ora 11 e mëngjesit deri në 6 pasdite, 7 orë diskutime intensive, por mediat kombëtare bënë lajm kryesor vetëm për disa fjalë që ai i tha ministres ose një tjetër pjesëmarrësi. Ai theksoi:

“Ky shembull që solla nuk ka ndonjë problem, por problemi është kur përhapen gjithëfarëlloj gjysmë të vërtetash që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.”

Kryeministri kritikoi raportimin selektiv, duke e paraqitur atë si shembull të mënyrës se si lajmi shpesh deformohet, duke lënë pas kontekstin e plotë të diskutimeve gjatë mbledhjes qeveritare.