Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Ajo ka treguar divorcin pas 14 vitesh martesë, i cili sipas saj erdhi për shkak të mungesë së një fëmijë, ç’ka solli më pas një ftohje mes tyre.

“Unë kam qenë e martuar në Shqipëri, që ka qenë dhe mbetet shoku im më i mirë. U ndamë sepse erdhën gjërat… mungesa e fëmijës mesa duket dhe filluam u ftohëm. Divorcet edhe kur ndahesh miqësisht janë të dhimbshme. Qëndruam 14 vite bashkë”, u shpreh ajo.

Ajo tregoi po ashtu se njerëzit kur mësonin që nuk kishte fëmijë, e shihnin si fatkeqe, por shpirti i saj është i mbushur dhe thotë se absolutisht nuk ndihet si e tillë.

“Më shohin si fatkeqe që nuk kam fëmijë, por kjo nuk është e vërtetë. Unë kam dashur të bëhem nënë, nuk ndodhi dhe e pranova. Nuk e quaj veten fatkeqe, sepse u mora me punën dhe pastaj kur unë kërkova të kem, nuk erdhi”, tha ajo,