Në një intervistë për “S’e Luan Topi”, Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale, duke folur për njohjen me partnerin dhe raportin me familjen e Selin. Ajo tregoi se partneri i saj, Gimbo, është takuar me familjen e Selin, përfshirë edhe vëllanë e saj, Onon, i cili është njëkohësisht edhe i dashuri i Gertës.
“Gimbo është takuar me familjen e Selin, edhe me Onon, folën për situatat, tani mbetet dalje e Selin. Gimbo është shumë i dashur, e veçoj shumë dhe realisht është djalë flori. Në shtëpi, mirë Selin, por më mbante afër edhe mua”, tha Gerta.
Duke u ndalur te historia e saj e dashurisë, ajo rrëfeu se njohja me partnerin ka ndodhur në një ambient pune, ku ajo ishte e ftuar dhe ai punonte si DJ. Pas takimit të parë, ai e ka kontaktuar, pa qenë në dijeni të lidhjes së saj me Selin.
“Unë dhe i dashuri im jemi njohur në një ambient pune ku isha e ftuar dhe ai ishte DJ. Është informuar se kush jam unë, më vëzhgonte… pas dy javësh më kontaktoi vetë, më ka shkruar. Ai nuk e ka ditur që unë dhe Selin njiheshim. Kisha filluar punë si velinë dhe Selin punonte aty, jemi njohur në punë, dilnim. Unë nuk e dija që ishin motër e vëlla, pasi nuk e dija mbiemrin e Onos. Një ditë, Ono më thotë që edhe motra e tij punon në të njëjtin TV,” shtoi ajo.
Greta theksoi se marrëdhënia e tyre është ndërtuar natyrshëm, duke u shoqëruar me njohje të ndërsjella familjare dhe një raport të afërt me Selin. Sipas saj, historia e tyre është një shembull i një lidhjeje të krijuar mbi respektin dhe komunikimin, që ka lindur nga rrethana të papritura, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE