Ish-banori i BBV shρërthen ndaj Ledionit dhe e krahason me një hijenë por pse?! (FOTO)

Reperi G-Bani ka shpërthyer sërish në një sërë postimesh të ashpra në llogarinë e tij në Instagram, duke sulmuar hapur produksionin e “Big Brother VIP”, moderatorin Ledion Liço dhe disa nga banorët e shtëpisë, veçanërisht Brikenën.

Përmes disa “InstaStory”, ai ka ndarë mendimet e tij pa asnjë filtër.

Në njërin prej postimeve, ai ka ironizuar drejtpërdrejt moderatorin duke e quajtur “Ledion i vogël sa ni gogël”, teksa ka akuzuar formatin se promovon antivlera, drejtësi selektive dhe nepotizëm.

Sipas reperit, dinamikat e këtij edicioni bazohen vetëm te lidhjet (ose siç shkruan ai, “dinamika e ka emrin krevat”).

Ai shënjestron Ledionin dhe opinionistin Arbër Hajdari, duke pretenduar se ata po e ndihmojnë Selinën të dalë “e larë e shpëlarë” nga situata me Mirin, ndërkohë që këtë të fundit e sulmojnë sapo tenton të flasë.

Për ta përforcuar këtë sulm ndaj moderatorit, G-Bani ka postuar edhe një fotomontazh ku e krahason të qeshurën e Ledionit me atë të një hiene të rrethuar nga mizat.

Në një tjetër “Story”, ai nuk është përmbajtur aspak ndaj Brikenës, duke u rikthyer te debati i higjienës në shtëpi. Ai i ka dalë në mbrojtje Juelës duke thënë se e njeh personalisht dhe ka “higjienë nota 10”.

Më pas, ka lëshuar një sërë ofendimesh të rënda drejt Brikenës, duke shkruar: “Erë të vjen ty, Brikenë. Të vjen erë finaliste produksioni. Të vjen erë, në marrëdhënie brenda BB për lekë dhe famë. Të vjen erë, çarçafë të palarë… Erë silikon, erë injorancë… mesjetë në emancipim femre dhe Instagram Dubai në të veshur.”

Për ta mbyllur këtë reagim të ashpër, G-Bani ka përdorur një referencë nga Dostojevski për të goditur standardet aktuale të televizionit dhe glorifikimin e personazheve bazuar vetëm te rrjetet sociale.

Ai ka shkruar se “forma më e lartë e skllavërisë” është të ngresh në piedestal një prezantuese 23-vjeçare, duke e bërë më të famshme se një këngëtar me 30 vite karrierë apo një opinioniste ish-politikane me 3 dekada karrierë, thjesht sepse e para ka më shumë ndjekës në Instagram, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…

‘Uroj sa më pak makutëri’! Me kë e ka Spiropali në mesazhin për Pashkët!

Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh urimi në prag të Pashkës Ortodokse, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe më…

Debat i ashpër në “Big Brother VIP”, Selin dhe Mateo përpIasen për finalen

Tensionet në Big Brother VIP Albania kanë vijuar edhe mes banorëve Selin dhe Mateo, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë mbi meritën për finalen…

Transgjinorja poston shqiptarin: Ky çuni me syze më ngacmoi!

Një video e postuar në Instagram nga një vajzë transgjinore me origjinë aziatike, e cila ndodhet në Tirana, është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr…

“Largohu pak nga gruaja”, slogani që i solli ushtrisë mijëra aplikime në pak ditë

Një slogan sa i pazakontë aq edhe viral ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë rezultate rekord për ushtrinë e Tajlandës. Me mesazhin provokues “Take a…

HOROSKOPI për JAVËN e ardhshme (13-19 prill 2026)! – Parashikimi dhe renditja e 12 shenjave sipas FATIT

Ja çfarë kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme: Dashi dhe Shigjetari kryesojnë renditjen e 12 shenjave të zodiakut sipas fatit nga 13 deri më 19 prill…