Eksperti i sigurisë Arben Çuko i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, foli për situatën e sigurisë në Ballkan dhe për rolin strategjik që mund të ketë bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës në të ardhmen.
Ai thekson se fuqia dhe përgatitja janë çelësi për të garantuar mbrojtjen dhe ndikimin politik në rajon.
Ai nënvizoi rëndësinë e aleancave rajonale dhe bashkëpunimit me Kroacinë, por gjithashtu e shikoi perspektivën më të gjerë: bashkimin me Kosovën.
“Aleanca me Kroacinë që e përmendin serbët është shumë e mirë.
Le të jetë për stërvitje, për shkëmbim informacioni, për trajnim, për bashkëpunim në industrinë ushtarake. Po kjo aleancë, në qoftë se është e konsoliduar, mund të përparojë më tutje.
Mund të përparojë në bashkim, sepse logjika është e thjeshtë: armiku i armikut tim është miku im,” tha Çuko