Natë dramatike në Zvicër për familjen shqiptare nga Kosova

Një natë dramatike në kantonin e Lucernit tronditi familjen kosovarey Pronarët e një autosalloni luksoz, pasi një Porsche i rrallë u vodh nga hajdutët. Falë kamerave dhe reagimit të shpejtë të policisë, tre persona u arrestuan pak orë më vonë, transmeton albinfo.ch.

Bëhet fjalë për sallonin në Rickenbach LU, ku një Porsche 718 Spyder RS me vlerë rreth 200 mijë franga zviceraneështë vjedhur nga një autogarazh që merret me shitjen e veturave luksoze

Sipas rrëfimit të Milot Berishës 30 vjeç, bashkëpronar i autosallonit MB Carcente, gjithçka ka nisur rreth orës 01:37, kur ai ka marrë një njoftim në telefon nga sistemi i një Tesla-je që ndodhej para garazhit.

Ai ka kontrolluar pamjet “live” dhe ka vërejtur se dikush po tentonte të hapte derën e automjetit. Më pas, pasi pa edhe kamerat brenda objektit, Berisha kuptoi se persona të panjohur kishin hyrë në garazh, transmeton tutje albinfo.ch.

“Brenda po lëviznin njerëz”, ka deklaruar ai, duke shtuar se menjëherë ka lajmëruar policinë dhe është nisur drejt garazhit.

Kur arriti në vendngjarje, ai dëgjoi zhurmën karakteristike të Porsche-s së gjelbër duke u larguar. Vetura e vjedhur ishte një model i veçantë, me 500 kuaj fuqi, dhe sipas Berishës dallohej sidomos për ngjyrën e saj unike.

Tre të arrestuar: dy rusë dhe një francez

Policia e Lucernit reagoi shpejt dhe, në bashkëpunim me policinë e kantonit Aargau, arriti të arrestojë tre të dyshuar në Dintikon AG. Sipas autoriteteve zvicerane, bëhet fjalë për dy shtetas rusë dhe një francez, të moshës 18 deri 21 vjeç, të cilët nuk kanë vendbanim në Zvicër.

Prokuroria e Sursee ka nisur hetimet për rastin.

Dyshohet se synimi ishin Lamborghini-t

Sipas Berishës, hajdutët kishin hyrë nga hyrja kryesore duke thyer një xham me këmbë, dhe më pas kishin hapur portën e garazhit nga brenda, tranameton albinfo.ch

Ai dyshon se fillimisht ata synonin të vidhnin dy Lamborghini, pasi sirtarët dhe pjesët e brendshme të tyre ishin hapur, duke lënë të kuptohet se kërkonin çelësat. Por meqë zakonisht çelësat nuk ruhen në objekt, ata përfundimisht zgjodhën Porsche-n, çelësi i të cilit ndodhej aty.

Hajdutët përdorën edhe një furgon për të larguar një Tesla që bllokonte rrugën dhe më pas u larguan me Porsche-n.

Vetura u gjet, por dëmet mbeten të paqarta

Porsche u sekuestrua dhe u tërhoq nga policia, ndërsa dëmet ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Berisha ka deklaruar se fatmirësisht është i siguruar, përfshirë edhe dëmet në objekt.

“Jam thjesht i lumtur që i kapën”, ka përfunduar ai, duke shtuar se kohët e fundit janë shtuar vjedhjet e veturave luksoze në Zvicër./Albinfo.ch,

Related Posts

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…

‘Uroj sa më pak makutëri’! Me kë e ka Spiropali në mesazhin për Pashkët!

Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh urimi në prag të Pashkës Ortodokse, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe më…

Debat i ashpër në “Big Brother VIP”, Selin dhe Mateo përpIasen për finalen

Tensionet në Big Brother VIP Albania kanë vijuar edhe mes banorëve Selin dhe Mateo, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë mbi meritën për finalen…

Transgjinorja poston shqiptarin: Ky çuni me syze më ngacmoi!

Një video e postuar në Instagram nga një vajzë transgjinore me origjinë aziatike, e cila ndodhet në Tirana, është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr…

“Largohu pak nga gruaja”, slogani që i solli ushtrisë mijëra aplikime në pak ditë

Një slogan sa i pazakontë aq edhe viral ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë rezultate rekord për ushtrinë e Tajlandës. Me mesazhin provokues “Take a…

HOROSKOPI për JAVËN e ardhshme (13-19 prill 2026)! – Parashikimi dhe renditja e 12 shenjave sipas FATIT

Ja çfarë kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme: Dashi dhe Shigjetari kryesojnë renditjen e 12 shenjave të zodiakut sipas fatit nga 13 deri më 19 prill…