Prej një muaji studentët në Qytet Studenti pa ashensor, institucionet nuk paguajnë detyrimet

Një shqetësim serioz është denoncuar nga studentët që banojnë në Godinën 18 në Qytet Studenti, Tiranë. Sipas tyre, prej rreth një muaji ashensorët nuk funksionojnë, duke i detyruar të përballen çdo ditë me ngjitjen e 7 kateve në këmbë.

Studentët shprehen se problemi lidhet me mungesën e mirëmbajtjes së ashensorëve, e cila, sipas tyre, nuk është kryer për shkak të mosshlyerjes së pagesave përkatëse nga institucionet përgjegjëse.

Kjo situatë ka krijuar vështirësi të përditshme për dhjetëra studentë, veçanërisht për ata që jetojnë në katet e sipërme, apo për ata që kanë probleme shëndetësore dhe e kanë të pamundur të përballojnë ngjitje të tilla çdo ditë.

Pavarësisht shqetësimit të vazhdueshëm, studentët thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo ndërhyrje konkrete për zgjidhjen e problemit.

Ata kërkojnë që situata të marrë zgjidhje sa më parë dhe institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin në funksion të ashensorëve, duke garantuar kushte minimale jetese në ambientet e konvikteve.

Related Posts

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë kritike qe do ju beje partneri, përkundrazi…

Jul Deda thumbon Brikenën gjatë dasmës me Mateon në “Big Brother VIP”

Dasma e Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 solli momente romantike dhe një puthje pasionante mes çiftit, por nuk shpëtoi nga komentet ironike…

‘Presidenti Trump nuk bën shaka!’ Shefi i Pentagonit paralajmëron sulmin më të madh ndaj Iranit

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se ditët në vijim do të shënojnë operacionet më të mëdha ushtarake…

Itali: I akuzuar për teηtativë vr*sjeje, bυrg pa afat për 19-vjeçarin shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Genoa, pasi akuzohet për përfshirje në një suIm të rëndë me thikë ndaj një 21-vjeçari jashtë një diskoteke në qendër të…

TRAGJlKE! Shqiptari vr*t me thi*kë ish-gruan, la pas katër fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të dielën në mbrëmje në Austri, ku një grua 38-vjeçare, e identifikuar si Zoja Oroshi nga Gjakova, dyshohet se është vr*rë…

Muaji nis “me këmbë të mbarë” për këto shenja, zbuloni cilat janë

Muaji fillon me një energji të freskët, dinamike dhe të ripërtërirë, gati për të favorizuar ata që mund të shfrytëzojnë mundësitë e momentit. Me pranverën në kulmin…