Itali: I akuzuar për teηtativë vr*sjeje, bυrg pa afat për 19-vjeçarin shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Genoa, pasi akuzohet për përfshirje në një suIm të rëndë me thikë ndaj një 21-vjeçari jashtë një diskoteke në qendër të qytetit.

Gjykata ka konfirmuar arrestimin e të riut shqiptar dhe të një 19-vjeçari tunizian, duke vendosur masën e sigurisë burg pa afat, ndërsa të dy akuzohen për tentativë vr asjeje.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur natën mes 1 dhe 2 prillit, kur viktima është sulmuar fillimisht me spray irritues, për t’u goditur më pas me një thikë në shpinë.

Hetuesit dyshojnë se agresioni erdhi pas një sherri që nisi brenda lokalit. Pak më herët, dy të rinjtë dyshohet se i kishin grabitur varësen një shoku të viktimës, veprim për të cilin akuzohen edhe për grabitje të rënduar në bashkëpunim.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, i riu tunizian dyshohet se ka marrë thikën nga një person i tretë, i cili ndodhej pak më i tërhequr nga skena dhe u largua menjëherë pas ngjarjes, raportojnë mediat italiane.

Policia arriti të identifikojë dhe arrestojë dy të rinjtë vetëm pak orë pas incidentit, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën edhe rrobat që kishin veshur natën e sulmit.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personit të tretë që dyshohet se ka furnizuar autorin me thikën e përdorur në sulm.

Related Posts

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në nuk janë serioz dhe duan që…!

“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit. Delegacionet…

A ËSHTË BOTA NË PRAG TË NJË KRIZE MË TË MADHE?

Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më alarmues. Fjalët për një kërcënim të mundshëm të Turqisë ndaj Izraelit po ngrenë shqetësime serioze,…

NGjarje tragjike ne vend, ka viktima

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen. Sipas policisë, rreth orës 21:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka…

“Ma ke shkatërruar jetën…”, detaje nga tragjedia ku Astriti mb(y)ti gruan e tij Dritën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Asti, pranë Torino, ku një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të…

Alarm në Tiranë! Dyshime për tentativa afrimi ndaj fëmijëve nga MUXHAHEDINËT– prindërit kërkojnë reagim urgjent

Një denoncim i publikuar një ditë më parë nga JOQ Albania ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve…

Zhytësi zbulon një ndërtesë të çuditshme nën ujë – pastaj mëson se çfarë është në të vërtetë…

Deti Adriatik Fsheh Mijëra Anije Të Mbytura, Por Ajo Që Ben Keler Gjeti Në Thellësitë E Pulias Nuk Ishte Një Rrënojë E Zakonshme. Ishte Diçka Që Sfidonte…