Dasma e Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 solli momente romantike dhe një puthje pasionante mes çiftit, por nuk shpëtoi nga komentet ironike jashtë shtëpisë.
Jul Deda, i njohur për reagimet e tij të drejtpërdrejta mbi dinamikat e edicionit, përdori këtë rast për të lëshuar një thumb ndaj Brikenës. Në një postim në InstaStory, aktori shkroi:
“Në Big Brother, kurrë mos thuaj kurrë, gjithçka mund të ndodhë. Prandaj duhet shumë kujdes ça nxjerr nga goja, pastaj gjykohesh.”
Reagimi i tij ironik lidhet me një deklaratë të hershme të Brikenës, kur në fillimet e spektaklit ajo ishte shprehur me bindje se mes saj dhe Mateos nuk do të kishte asgjë.
Tashmë, pasi dyshja ka përfunduar duke “martuar” dashurinë e tyre brenda lojës, komentet e Dedës rikujtojnë sa shpejt mund të ndryshojnë situatat në një format reality si Big Brother VIP.

