Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat veriore priten vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës, kryesisht në formë vranësirash të larta dhe transparente.
Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Sa i përket detit, në detet Adriatik dhe Jon pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.