VIDEO/ “E nisëm me një magnetofon dhe një kasetë” – Mes lotësh, Miri rrëfen fillimet e West Side Family dhe humbjen e Dr Florit: Landi më telefonoi dhe…

Miri ka rrëfyer mbrëmjen e sotme fillimet e tij në skenën muzikore shqiptare, krijimin e West Side Family si dhe humbjen para kohe të Dr. Flori.

Miri shprehu se shtysa për hapjen e derës drejt karrierës së tij muzikore ishte Flori kur ata ishin adoleshentë. Ai tha se gjithçka filloi nga një magnetofon dhe një kasetë, diçka që më pas u kthye grupin e mirënjohur për publikun shqiptar West Side Family.

Më tej banori tregoi momentin kur mësoi për humbjen e Dr. Florit që sipas tij ishte një nga ditët më të errëta në jetën e tij.

“Jam rritur si çdo fëmijë i asaj kohe me vështirësi ekonomike. Adoleshenca ime ka kaluar në gjimnazin Petronini Luarasi, ku njoha dy persona qe ndryshuan jetën time, Landi dhe Dr Flori. Kishim një magnetofon dhe një kasetë dhe ne këndonim. Flori ishte ai që këndonte dhe që shkruante tekstet. Një ditë Flori më merr në shtëpinë e tij dhe më thotë dua të tregoj diçka

Kënga që hapi derën e karrierës time ishte Tik Tak. Kënga e parë që kemi regjistruar ka qenë kjo dhe ka kushtuar 30 mijë lekë të vjetra. Pastaj historia vazhdon me Landin, duke qenë se dhe ai këndonte dhe e pëlqenim zërin e tij, i thashë Florit pse mos t’i themi edhe Landit të na bashkohet dhe të jemi dy hip-hopista dhe një këngëtar. I thamë, ai pranoi dhe e provuam me dy këngë të tjera. E vendosëm të jemi grup me emrin West Side Family. Family sepse është fjala kyç që ne të tre të jemi bashkë përjetë. Kemi marrë pjesë te kënga magjike me këngën mesazh.

Kam qenë në Gjermani kur mora vesh për humbjen e Florit, 17 nëntor. Njeriu i par që mora në telefon ishte Landi, më hap telefonin dhe më thotë që fatkeqësisht është e vërtetë. Ka qenë një nga ditët më të errëta. Flori është një burim frymëzimi për breza, dhe një arsye e ristartimit të West Side Family ka qenë vëllai i tij, Alban Kondi. Albani na tha që dhimbjen ta kthejmë në force, nuk mendonim kurrë që Flori nuk është me ne, por është me ne dhe tek ne”, u shpreh Miri.

Mendoj gjithmonë kur më del në ëndërr, e kam si shtysë si shok në zemër gjithë jetën. Do e pyesja zotin pse e more në krahët e tu Florin aq shpejt sepse kishim akoma nevojë për të. Humbja e tij na ka bërë më të fortë për sfidat e të ardhshme në jetët tona”, u shpreh Miri pas rrëfimit të tij.

Pas rrëfimit banori u transferua në studion e Big Brother VIP, ku u surprizua nga Roland Hysi, miku dhe anëtari i West Side Family si dhe nga këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Vesa Smolica. Të tre së bashku performuan këngën e re të West Side Family “Gënjeve”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në nuk janë serioz dhe duan që…!

“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit. Delegacionet…

A ËSHTË BOTA NË PRAG TË NJË KRIZE MË TË MADHE?

Zërat po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më alarmues. Fjalët për një kërcënim të mundshëm të Turqisë ndaj Izraelit po ngrenë shqetësime serioze,…

NGjarje tragjike ne vend, ka viktima

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen. Sipas policisë, rreth orës 21:30, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka…

“Ma ke shkatërruar jetën…”, detaje nga tragjedia ku Astriti mb(y)ti gruan e tij Dritën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Asti, pranë Torino, ku një 59-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të…

Alarm në Tiranë! Dyshime për tentativa afrimi ndaj fëmijëve nga MUXHAHEDINËT– prindërit kërkojnë reagim urgjent

Një denoncim i publikuar një ditë më parë nga JOQ Albania ka ndezur alarmin mes prindërve, duke rikthyer në vëmendje një shqetësim të madh: sigurinë e fëmijëve…

Zhytësi zbulon një ndërtesë të çuditshme nën ujë – pastaj mëson se çfarë është në të vërtetë…

Deti Adriatik Fsheh Mijëra Anije Të Mbytura, Por Ajo Që Ben Keler Gjeti Në Thellësitë E Pulias Nuk Ishte Një Rrënojë E Zakonshme. Ishte Diçka Që Sfidonte…