Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, futet në operacion! Gjyshja: S’e mbrojta dot mbesën

Një vajzë katër vjeçare u sulmua sot nga në qen pitbull teksa ishte duke ecur në Lungomare me gjyshërit. Një punonjës i bashkisë i cili ndodhej pranë vajzës së vogël në momentin që u sulmua arriti që ta shpëtojë të miturën e cila mori lëndime në kokë

VLORË – Një vajzë e vogël 4-vjecare u kafshua nga një qen pitbull në Vlorë teksa ecte në Lungomare me gjyshërit. Për ta shpëtuar ndërhyri një punëtor rruge dhe një djali i ri kalimtar. E vogla u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi qeni e kafshoi në kokë dhe në qafë.

Sejko Veliu, ndali punën në rrugë për një moment dhe zgjodhi t’i bëjë një fotografi një vajze të vogël që ecte dorë për dore me gjyshërit.

“Erdhën të dy gjyshi me gjyshen i mora hajt tu bëj një foto Sejkoja, ik i thashë zoti të bëj mbretëreshë. Kaq i thashë unë”, thotë ai.Por sapo kanë bërë disa hapa më tutje në shëtitjen e tyre buzë detit në Lungomare, një qen i racës pitbull sulmoi vajzën e vogël.

“Ikën qeni po vinte andej, një ta mbërthyer te koka”, shton ai.

Fati deshi që ai të shinte situatën dhe të ndërhynte pa vonesë për ta shpëtuar fëmijën nga qeni agresiv, bashkë me një tjetër të ri, edhe ai kalimtar i rastësishëm.

“E pashë mu veshën sytë e kapa qenin e lidha me zinxhirë te shtylla, e kapi në kokë, do kishte vdekur ajo. Fati që vajta unë dhe thashë çfarë pati. Qeni rrugës marr vesh unë nga këta pitbullët e mëdhenj. Ne punojmë këtu, kjo ishte rastësi”, thotë Sejko.

Qytetarët e tjerë lajmëruan policinë dhe ambulancën. Fëmija u transportua në spital me plagë në kokë dhe iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në kokë.

“Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore. E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes pas ngjarjes.

Raportimet për ngjarjen janë ende paraprake, por mësohet se deri më tani nuk janë identifikuar pronarë të pitbullit, për të cilin disa banorë të zonës shprehen se ka disa ditë që e shohin në rrugë. Dyshimet janë se ai mund të jetë braktisur dhe pritet ndërhyrja e veterinerit për largimin e qenit.Gjyshja e vajzës 4-vjeçare që u kafshua nga qeni në Lungomare rrëfen momentet e tmerrit. Ajo tregon se kishin dalë për një shëtitje, kur papritur u sulmuan nga një qen endacak.

Në ato çaste kanë ndërhyrë disa punonjës që ndodheshin duke punuar në zonë, duke bërë të mundur largimin e qenit.

E tronditur dhe ende e traumatizuar, gjyshja përshkruan frikën dhe panikun që përjetuan gjatë sulmit.

Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore. E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes,

Related Posts

🔅- H0T BRlDE 5-🔅

Je 60 vjeçe dhe më sjell dashnoret ne shtepi, djali tr*ndit mamanë: Me thonë djali i k*rvës

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës…

“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin…

‘Gjëegjëza e psikopatit’: A guxoni të zgjidhni gjëegjëzën që do të zbulojë shumë për karakterin tuaj?

Dhe tani kemi ardhur te famëkeqja “Gjëgjëza e psikopatit”, e cila, sipas ekspertëve, do të zbulojë shumë për karakterin tuaj dhe atë që jeni në gjendje (mos)…

ZJARR I FUQISHËM NË TIRANË – PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PALLAT TE “FARMACIA 10” (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Flakët…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

Dashi Dite e bukur dhe mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit dhe…