Miratohet projektligji për pagesat – Murati shpall vendimin që prek të gjithë qytetarët

Komisioni për Buxhet në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për shërbimet e pagesave.

Për këtë projektligj në komision raportoi ministri i financave, Hekuran Murati i cili tha se me këtë projektligj ulen kostot e shërbimeve të pagesave bankare, raporton Gazeta Minuti.

“Ky projektligj synon ngritjen e nivelit të sigurisë së shërbimeve të pagesave, nxitjen e konkurrencës dhe inovacionit, përmirësimin e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve, si dhe uljen e kostove për shërbimet e pagesave të ofruara brenda vendit dhe për transferet ndërkufitare.

Ky projektligj përafron kornizën ligjore dhe rregullative me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian në fushën e pagesave. Si rezultat, ai ofron mundësinë për përfshirjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave (banka dhe jo-banka) në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro, e njohur si SEPA (Single Euro Payments Area). Në këtë aspekt, projektligji paraqet bazën kryesore për plotësimin e kritereve për aplikim dhe pranim të vendit tonë në SEPA.

Projektligji ofron një kornizë të përshtatshme me specifika teknike për shërbimet e pagesave dhe aktivitetet e ndërlidhura brenda Kosovës, duke u harmonizuar me direktivat përkatëse të BE-së dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Përmes këtij projektligji, synohet transpozimi i plotë i direktivave relevante”, tha Murati

Ndërsa, kryetari i komisionit për buxhet nga radhët e VV-së,, Enver Haliti e pyeti ministrin për impaktin e këtij projektligji.

“Zoti ministër, sapo thatë që do të ulet edhe kostoja e transfereve ndërkombëtare sa i përket bizneseve që bëjnë transfere për pagesa të ndryshme ndërkombëtare. A mund të tregoni edhe njëherë se cili është impakti pas implementimit të këtij projektligji dhe fillimit të procedurave, të operacioneve pas standardizimit në SEPA”, tha Enver Haliti.

E, në përgjigjen e tij ministri Murati, tha se me rastin e integrimit në SEPA, kostot e transfereve do të uleshin nga disa qindra euro (që janë aktualisht për shuma më të mëdha) në vetëm disa euro

“Aktualisht, sipas vlerësimit në një studim që është bërë nga German Economic Team, pra një ekip me ekspertë gjermanë, përllogaritet që bizneset kosovare, por edhe familjet kosovare (përfshirë edhe diasporën), për momentin paguajnë rreth 58 milionë euro më tepër sesa që do të paguanin po të ishim të integruar në SEPA.

Përbërja e kësaj kostoje është afërsisht gjysmë për gjysmë: Bizneset paguajnë rreth 28-29 milionë euro më tepër sesa që duhet ndërkaq Familjet dhe amvisëritë: Paguajnë pjesën tjetër të mbetur.

Me rastin e integrimit në SEPA, kostot e transfereve do të uleshin nga disa qindra euro (që janë aktualisht për shuma më të mëdha) në vetëm disa euro. Kjo vlen për transferet ndërkombëtare me shtete si Zvicra, Gjermania apo vende të ngjashme që janë në të njëjtin sistem të integruar, por gjithashtu edhe me vendet e rajonit”, tha Murati para komisionit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Angjelina Arianiti: Princesha shqiptare që serbët e quajnë “Nënë”

Një nga shenjtoret më të rëndësishme të Kishës Ortodokse Serbe është në fakt një princeshë shqiptare. Angjelina Arianiti, e bija e Gjergj Arianitit, gëzon sot një kult…

Konsiderohet si një nga fotografitë më ikonike të shekullit XX

Kjo foto, e realizuar nga James Stanfield, nuk është thjesht një pamje e zakonshme në abientet e brendshme të spitalit. Ajo konsiderohet si një nga fotografitë më…

Ngjarja e Jeniffer Castro: Beteja ligjore për një vend në avion dhe rreziqet e videove virale

Në 4 dhjetor të vitit 2024, një udhëtim i zakonshëm nga Rio de Zhanejro drejt Belo Horizontes u kthye në një makth publik për 29-vjeçaren Jeniffer Castro….

David Phillips: Inxhinieri që fitoi mbi 2 milionë kilometra fluturimi me puding çokollate

Në vitin 1999, David Phillips, një inxhinier civil në Kaliforni, realizoi atë që njihet si një nga manovrat më gjeniale në historinë e pikave të udhëtimit. Gjithçka…

Ujqërit e Çernobilit: Mutacioni që po mposht k*ncerin

40 vite pas shpërthimit të tm errshëm bërthamor, zona ku ndalohet hyrja në Çernobil është kthyer në një laborator natyror. Ndërsa njerëzit u larguan, kafshët e egra…

Gjermania e kërkonte prej një viti, 34-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali! Ja për çfarë akυzohet

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 34-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim për tr afik dr oge nga Gjermania. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, të kryera…