Prishje e madhe Tiranë–Romë: Meloni braktis Ramën, SPAK e fut në rrethim ndërkombëtar

Pa kontakte me Romën, pa takime në Perëndim dhe nën hijen e hetimeve të SPAK, marrëdhëniet Tiranë–Romë duken të ndërprera në mënyrë të qëllimshme…

Mungesa e kontakteve mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, pas takimit të fundit qeveritar në Romë, sinjalizojnë jo thjesht një ftohje, por një ndërprerje të fortë politike mes dy vendeve. Vizita e Ramës në Vatikan, pa asnjë takim paralel me Palazzo Chigi, përforcon perceptimin e izolimit të tij ndërkombëtar në një moment kritik, kur SPAK ka nisur ofensivën ndaj qeverisë dhe skandali i AKSHI-t ka tronditur mazhorancën. Pavarësisht koncesioneve të dhëna për çështjen e emigracionit dhe përpjekjeve për të ndërtuar një urë me administratën Trump përmes Melonit, kryeministri shqiptar duket se ka humbur mbështetjen politike në Romë. Sinjalet e nervozizmit dhe mungesa e kontakteve diplomatike tregojnë se izolimi sapo ka nisur dhe se kriza politike e Ramës po hyn në një fazë të re përshkallëzimi.

Giorgia Meloni duket se ia ka bërë “naftën” vëllait të saj politik Edi Rama, me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt që prej takimit të dy qeverive në Romë.

Kryeministrja italiane ka rritur ndjeshëm pozitat e saj ndërkombëtare, nga Japonia në SHBA, duke u shndërruar edhe në interlokutoren kryesore të Donald Trump me Bashkimin Europian, por duket se i ka fikur plotësisht dritat me kryeministrin shqiptar.

Edi Rama ishte dje në një vizitë zyrtare në Vatikan, ndërkohë që nuk ka siguruar asnjë kontakt zyrtar me Palazzo Chigi, që ndodhet shumë pranë Vatikanit.

Shihet qartë se nuk kemi të bëjmë thjesht me një ftohje marrëdhëniesh, por me një ndërprerje të fortë të relacioneve mes Tiranës dhe Romës.

Një ndërprerje që ka një linjë politike të qartë dhe që shfaqet pikërisht përmes bllokimit të çdo kontakti të Edi Ramës me botën perëndimore, në një moment kyç, në nisje të ofensivës së SPAK në zyrat e qeverisë, ku skandali i AKSHI-t ishte edhe bomba që realisht e ka tronditur rëndë Edi Ramën.

Giorgia Melonit, Edi Rama i dha çdo koncesion për ta favorizuar politikisht në çështjen e emigracionit, ku Gjadri ishte një flluskë me helium, e cila në të vërtetë, më shumë sesa zgjidhje, ishte propagandë e pastër dhe me shumë gjasa edhe aferë e dyshimtë.

Ndërkaq, kjo qasje merr një konotacion edhe më të fortë, pasi pikërisht përmes Giorgia Melonit, Edi Rama synonte të siguronte një urë komunikimi me administratën Trump, me të cilën kryeministrja italiane ka marrëdhënie më të mira se çdo lider tjetër europian.

Por pikërisht pas kësaj përpjekjeje, kreu i mazhorancës ka ndërprerë çdo kontakt edhe me “motrën” Giorgia. Një e dhënë që nuk lë shumë hapësirë për spekulime, pasi tregon qartë për një ngërç të plotë, i cili shfaqet si mesazh politik.

Mesazh që nuk jepet vetëm përmes prerjes së kontakteve të nivelit të lartë, por edhe atyre të niveleve më të ulëta, pasi kryeministri nuk ka takuar as edhe një ambasador të vendeve kryesore të Bashkimit Europian.

Nervozizmi i Edi Ramës, i cili u pa qartë në Abu Dhabi, ku u përplas si me moderatorin nga Greqia, ashtu edhe me kryeministrin e Malit të Zi, nuk paskësh qenë thjesht një humor i lëvizshëm, gjë që nuk është e pazakontë për tipin impulsiv të Ramës, por një shqetësim politikisht i pastër.

Izolimi sapo ka filluar dhe në këtë pikë po përjetohet faza e parë e një procesi që pritet të përshkallëzohet, deri në përplasjen finale, ku fundi duket afër dhe i pashmangshëm./Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…

‘Uroj sa më pak makutëri’! Me kë e ka Spiropali në mesazhin për Pashkët!

Deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh urimi në prag të Pashkës Ortodokse, duke theksuar nevojën për më shumë mirëkuptim dhe më…

Debat i ashpër në “Big Brother VIP”, Selin dhe Mateo përpIasen për finalen

Tensionet në Big Brother VIP Albania kanë vijuar edhe mes banorëve Selin dhe Mateo, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë mbi meritën për finalen…

Transgjinorja poston shqiptarin: Ky çuni me syze më ngacmoi!

Një video e postuar në Instagram nga një vajzë transgjinore me origjinë aziatike, e cila ndodhet në Tirana, është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr…

“Largohu pak nga gruaja”, slogani që i solli ushtrisë mijëra aplikime në pak ditë

Një slogan sa i pazakontë aq edhe viral ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë rezultate rekord për ushtrinë e Tajlandës. Me mesazhin provokues “Take a…

HOROSKOPI për JAVËN e ardhshme (13-19 prill 2026)! – Parashikimi dhe renditja e 12 shenjave sipas FATIT

Ja çfarë kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme: Dashi dhe Shigjetari kryesojnë renditjen e 12 shenjave të zodiakut sipas fatit nga 13 deri më 19 prill…