Vjen lajmi qe prek pensionistet, Bashkia jep lajmin e madh: “Do jete falas…”

Bashkia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me procesin e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët, duke theksuar se po merren masa për një proces më të organizuar dhe pa vonesa.

Sipas njoftimit, aktualisht sistemi po menaxhohet në mënyrë të koordinuar, ndërsa në terren janë angazhuar edhe vullnetarë për të ndihmuar pensionistët gjatë aplikimit dhe pajisjes me abone.

Bashkia bën të ditur gjithashtu se po punohet për ridizenjimin e plotë të sistemit të shpërndarjes, me qëllim modernizimin dhe shmangien e procedurave fizike, proces që kërkon kohë por ka nisur tashmë.

Në njoftim theksohet se abonetë do të vijojnë të jenë falas për pensionistët dhe se është rritur edhe numri i tyre për të përballuar kërkesën në rritje.

Njoftimi i plotë:

Bashkia e Tiranës informon të gjithë pensionistët se, me sistemin aktual të shpërndarjes së aboneve falas, po merren të gjitha masat e nevojshme që procesi të zhvillohet në mënyrë sa më të koordinuar, të rregullt dhe pa vonesa.

Për të lehtësuar sa më shumë qytetarët, janë angazhuar edhe vullnetarë në terren, të cilët asistojnë pensionistët gjatë procedurës së pajisjes me abonetë falas.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës është duke punuar për ridizenjimin e të gjithë sistemit të shpërndarjes, me qëllim që ky shërbim të bëhet më efikas dhe të shmanget procedura fizike që ndiqet aktualisht. Synimi është që procesi të modernizohet dhe të ofrohet me më shumë lehtësi për çdo përfitues. Ky transformim kërkon kohën e vet, por puna ka nisur dhe jemi në rrugën e duhur për ta përfunduar sa më parë.

Abonetë do të vijojnë të jenë falas për pensionistët. Gjithashtu, janë marrë masa për rritjen e numrit të aboneve të prodhuara, në mënyrë që të mos ketë mungesa dhe të përfitojnë sa më shumë pensionistë që kërkojnë këtë shërbim.

Sa më shumë promovohet ky shërbim, aq më shumë rritet edhe numri i përdoruesve dhe pensionistëve që aplikojnë për ta përfituar. Duke qenë se është një shërbim që ofrohet me kërkesë dhe jo i detyrueshëm, kjo sjell edhe fluks të shtuar aplikimesh në orare të caktuara.

Me rritjen e temperaturave, Bashkia e Tiranës ka marrë masa shtesë për vendosjen e çadrave në shërbim të pensionistëve, si dhe karrige për pritje, në mënyrë që ata të qëndrojnë në kushte sa më komode dhe procesi i pajisjes me kartën e abonesë të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Duke qenë se numri i aboneve të prodhuara është më i lartë se kërkesa aktuale, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pensionistëve, me bindjen se ky shërbim do të vijojë të përmirësohet dhe të ofrohet me standarde gjithnjë e më të mira.

Related Posts

“Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit….

“Tr*nditje dhe pikëIIim i thellë”/ Futbollisti i madhe gjendet i pajẹtë në shtrat nga bashkëshortja e tij

Një ish-futbollist është gjetur i vd ekur në shtrat nga bashkëshortja e tij, pasi thuhet se ka pësuar një atak të papritur në zemër. Është fjala për…

Banka refuzoi t’i jepte leket pa certifikatën e νd*kjes, vëllai zhν*rros motrën dhe ua çon tek arka (FOTO)

Një burrë që jetonte në Indinë rurale, i paaftë të merrte një certifikatë vde kjeje për motrën e tij, nxori mbetjet e saj dhe i çoi tek…

Nuk gabon kurre! Karamuco nxjerr detajin shokues per vr&sjen m*kabre ne Lezhe

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili nxjerr detaje te sakta, te pagabushme dhe te konfirmuara, ka folur lidhur me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë. Ai…

3 shenja të horoskopit që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë në muajin maj 2026

Maji pritet të sjellë zhvillime të reja për tre shenja, të cilave do t’u ndryshojë ndjeshëm rrjedha e jetës. Maji i vitit 2026 nuk është si muajt…

Autorët e vr*sjes në Balldren e fshehën makinën duke e mbuluar me bar, e morën me qira në Rinas dhe i hoqën targat (Video)

Ky është një nga automjetet që përdorën autorët e vr asjes së dyfishë dy ditë më parë në Balldren të Lezhës. Automjeti pa targa tip “Volkswagen Polo”,…