Nga humor në skandal? Çfarë ndodhi në ‘Portokalli’ Reagon ashpër Organizata për mbrojtjen e kafshëve ( Video )

Një video nga emisioni “Portokalli” në Top Channel ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, pas publikimit të disa pamjeve që janë konsideruar shqetësuese për trajtimin e kafshëve.
Organizata për mbrojtjen e kafshëve ka reaguar publikisht, duke e cilësuar skenën si të papranueshme dhe të dhimbshme për publikun. Sipas tyre, në një moment të emisionit është përdorur një lepur si pjesë e skeçit, ku ai është tërhequr në mënyrë të ashpër, duke ngritur shqetësime për mirëqenien e tij. ⬇⬇⬇ 𝐊𝐋𝐥𝐊𝟎 𝐅𝟎𝐓𝟎𝐍 𝐌𝐄 𝐏𝟎𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐀𝐌𝐉𝐄𝐓 𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐥𝐕𝐄 ⬇⬇⬇

Në reagim theksohet se:
Veshët e lepurit janë shumë të ndjeshëm dhe të mbushur me nerva Tërheqja në atë mënyrë mund të shkaktojë dhimbje të forta dhe dëmtime serioze Mbajtja dhe lëvizja e tij në ajër mund të rrezikojë edhe shtyllën kurrizore

Organizata shton se kafshët janë qenie me ndjenja dhe përjetojnë dhimbje dhe stres, njësoj si njerëzit, duke e cilësuar këtë skenë si një shembull negativ që nuk duhet të transmetohet në televizion.

Më tej, ata kërkojnë:
Heqjen e menjëhershme të episodit nga platformat online Distancim nga produksioni dhe televizioni Ndërhyrje nga institucionet përkatëse për shkelje të etikës dhe ligjit

Sipas tyre, ligji për veterinarinë ndalon çdo formë dhune apo shkaktimi frike dhe ankthi ndaj kafshëve, ndërsa kujtojnë se edhe standardet ndërkombëtare i njohin ato si qenie të ndjeshme.

Në fund të reagimit theksohet se kafshët meritojnë respekt dhe nuk duhet të përdoren si mjete për argëtim apo audiencë.

Related Posts

Zhytësi zbulon një ndërtesë të çuditshme nën ujë – pastaj mëson se çfarë është në të vërtetë…

Deti Adriatik Fsheh Mijëra Anije Të Mbytura, Por Ajo Që Ben Keler Gjeti Në Thellësitë E Pulias Nuk Ishte Një Rrënojë E Zakonshme. Ishte Diçka Që Sfidonte…

“Nesër rritet çmimi i naftës”/ Gazetari: Nëse zgjat lufta, ekonomia shqiptare mund të ketë efektet e konfliktit

Gazetari i ekonomisë, Kreshnik Kuçaj, ka komentuar ndikimin e krizës së luftës në Iran në ekonominë shqiptare, duke theksuar se efektet e saj ende nuk janë ndjerë…

E TURPSHME! Vajza e komandant Telit: Shteti po na i merr pronat e familjes (VIDEO)

Një denoncim i rëndë është bërë publik në emisionin “Stop”, ku familja e të ndjerit Lefter Koxhaj, të njohur me nofkën, Komandant Teli, pretendon se u është…

FOTOLAJM/ Berisha akuzoi policinë se përdori heIm kundër arinjve, ja spraji me piper me të cilën u qëlluan protestuesit

Mediat kanë siguara një foto që tregon sprajin e përdorur nga policia ditën e djeshme gjatë përplasjeve me protestuesit e opozitës, përballë Kryeministrisë dhe pranë parlamentit. Kreu…

BBVip Albania 5 E Fiton SELIN

“Çdo gjë ua dedikoj prindërve”/ Selin surprizohet me një mesazh nga babai i saj në finale: Më kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë, kohën

Selin përjetoi një moment tepër emocionues në sallën e Liceut Artistik në Tiranë. Pas një performance mahnitëse baleti, banorja mori një mesazh të veçantë nga babai i…