Skip to content

“Në 2027-ën, patjetër duhet të bëjmë këtë gjë!”/ Rama: Historia kërkon që…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin “Punët e Shqipërisë” në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke ndalur këtë herë në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë historike të momentit që po kalon vendi, duke e cilësuar integrimin në Bashkimi Evropian si një mundësi të rrallë që nuk duhet humbur.

Ai u shpreh se Shqipëria ndodhet për herë të parë në një pozicion të favorshëm ndërkombëtar dhe bëri thirrje për një mbështetje më të fortë politike, me qëllim realizimin e objektivit strategjik të anëtarësimit në BE.

“Duhet të bëjmë punët, që duhen. Ne kemi sot një moment të historisë sonë, ku për herë të parë fati i buzëqesh shqiptarëve. Për herë të parë ndodhemi në pozitën, ku të mëdhenjtë tani i kemi me vete.

Ka qenë një ëndërr e brezave ku në vazhdimësi kemi qenë në vështirësi të mëdha. Unë e përsërisja vazhdimisht që na duhet një mandat më i fortë se ky që kemi dhe ai që kishim për të bërë realiteti objektivin e Shqipërisë në BE. Shqipëria duhet të vrapojë për të hapur një derë që nuk ka qenë kurrë e hapur.

Duhet të bëjmë çmos që të mos e lëmë derën të mbyllet pa hyrë brenda. Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë zgjedhje politike, se sa vendore. PS e di që fati e ka dashur që të na bjerë ne në kurriz, një gur kaq i madh, për ta vendosur në vendosur në kilometrin e fundit. Ne duhet që ta kapin trenin e historinë me patjetër”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inTë Fundit