E FUNDIT: U shtirën si agjentë të BKH-së – rrëmbejnë ndërtuesin në mes të Tiranës, dalin fotot e autorëve

Në media është publikuar fotoja e dy të rinjve, Hysen dhe Kevin Neza që morën peng ndërtuesin në mes të Tiranës.

Të dy kanë rënë në pranga, ndërsa në kërkim është shpallur Jurgen Neza.

Biznesmeni 33-vjeçar u mor peng pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku biznesmeni ishte duke konsumuar një kafe.

Sapo është larguar nga lokali dhe ka hyrë në një rrugicë, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze.

Ata janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe, nën këtë mashtrim, e kanë detyruar të hipte në automjet.