Publikohet fotoja/ Hyseni dhe Kevi, dy të rinjtë që rrëmbyen biznesmenin për 500 mijë lekë

Janë publikuar fotot e Hysen dhe Kevin Nezës, dy të rinjve të arrestuar në lidhje me rrëmbimin e një biznesmeni në Tiranë, ndërsa në kërkim mbetet edhe Jurgen Neza, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Sipas hetimeve paraprake, tre personat dyshohet se kanë marrë peng një biznesmen 32-vjeçar pranë zonës së ish-Parkut në kryeqytet, në momentin kur ai po largohej nga një lokal ku kishte qenë për kafe.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët e kanë ndjekur lëvizjen e tij dhe kanë ndërhyrë në një rrugicë, duke iu afruar të maskuar. Dy prej tyre, të identifikuar si vëllezërit Neza, dyshohet se mbanin maska dhe syze për të fshehur identitetin, ndërsa personi i tretë kishte kapelë dhe syze.

Sipas akuzës, ata janë prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke përdorur këtë mashtrim për ta detyruar 32-vjeçarin të hipte në automjet, me qëllim rrëmbimin e tij.

Hetimet tregojnë se viktima, e përfshirë në sektorin e ndërtimit dhe e kthyer së fundmi nga jashtë vendit, mund të ketë qenë nën vëzhgim prej disa kohësh, ndërsa lëvizjet e tij janë monitoruar para ngjarjes.

Pas rrëmbimit, autorët i kanë kërkuar fillimisht 2 milionë euro, por më pas, pas refuzimit dhe ushtrimit të dhunës fizike, shuma është ulur në 1 milion euro dhe më pas në 500 mijë euro. Ai është mbajtur gjatë natës në një magazinë në zonën e Xhafzotajt në Durrës, ku dyshohet se është dhunuar.

Biznesmeni është liruar në orët e para të mëngjesit, me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar. Menjëherë pas lirimit, ai është paraqitur në polici dhe ka bërë kallëzim, duke ndihmuar në identifikimin e autorëve.

Sipas burimeve, identifikimi është realizuar edhe përmes kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit të lëvizjes, ku autorët shfaqen të maskuar dhe të veshur me të zeza. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se ata mund të kenë pasur informacion paraprak për viktimën nga persona të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët mund t’u kenë dhënë të dhëna mbi gjendjen e tij financiare.

Related Posts

Shqiptarët të ruhen! Inxhinieri flet për pallatin e djegur! Ja çduhet të bëjmë që mos të marrin flakë shtëpitë

Inxhinieri i njohur Romeo Nazarko, teksa ka folur mbi zjarrin që shkrumboi thuajse totalisht kompleksin e “Arlis sh.p,k.”, pranë QSUT-së në Tiranë, është shprehur se në ndërtimet…

SPAK në aksion kundër një grupi të trafikut të dr*gës, firmosen 10 urdhër-arreste

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion të gjerë, ku janë firmosur 10 urdhër-arreste. Burime bëjnë me dije se urdhrat…

Publikohen pamjet, ja si nisi zjarri që shkrumboi pallatin pranë QSUT-së! (Video)

Zjarri duket se ka nisur në një market në katin e parë… Pasiden e sotme një zjarr masiv përfshiu një kompleks banimi në zonën e njohur si…

“Po vij për 5 minuta…” – Nuk u kthye më kurrë, ajo që ndodhi do t’ju thyejë zemrën

Një moment i zakonshëm është kthyer në një tr*gjedi që ka prekur thellë një familje dhe të gjithë komunitetin përreth. Një i ri kishte dalë nga shtëpia…

Reagon Sonila Meço: “Flamurin e duam për podium, jo për vendin”

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas debatit të krijuar për dy sportistë me origjinë të huaj që fituan medalje olimpike nën flamurin shqiptar….

Samiti i Diasporës nën kritika: “Më shumë propagandë se zgjidhje reale”

Samiti i Diasporës i mbajtur në Tiranë, që mblodhi përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga vende të ndryshme të botës, është shoqëruar me debate dhe kritika lidhur me…