TRNDITESE, shtate persona humbin jeten ne vendin e punes per…

Rastet e humbjeve të jetës në vendin e punës vazhdojnë të mbeten shqetësuese në Kosovë, duke ngritur alarmin për mungesën e kushteve të duhura të sigurisë për punëtorët.

Vetëm gjatë periudhës nga janari deri në muajin prill të këtij viti, janë regjistruar disa raste fatale që lidhen drejtpërdrejt me vendin e punës.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi për Klankosova.tv ka bërë të ditur se numri i viktimave ka arritur në shtatë brenda këtyre muajve të parë të vitit.

Sipas tij, kjo situatë është tregues i qartë se standardet e sigurisë në punë nuk po respektohen në nivelin e duhur nga kompanitë.

Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi pronarët e kompanive, të cilët duhet të sigurojnë kushte të sigurta për punëtorët, në përputhje me ligjet në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Janë 7 persona. Duhet pronarët e kompanisë ta zbatojnë ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin”, tha ai. Në të njëjtën kohë, Azemi ka kërkuar angazhim më të madh nga institucionet përgjegjëse, duke vënë theksin te roli i Inspektoratit të Punës.

Sipas tij, ky institucion duhet të jetë më rigoroz në mbikëqyrje dhe të shmangë çdo tolerim ndaj shkeljeve që rrezikojnë jetën e punëtorëve.

“Inspektorati duhet krye punen e vetë, jo të bëj lëshime”, është shprehur ai.

Së fundmi, në Ferizaj ka vdekur një person, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i një objekti që ishte në ndërtim.

Ky rast e ka çuar në shtatë numrin e atyre që kanë humbur jetën në vendin e punës, vetëm gjatë periudhës katërmujore të këtij viti.

Related Posts

“Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit….

“Tr*nditje dhe pikëIIim i thellë”/ Futbollisti i madhe gjendet i pajẹtë në shtrat nga bashkëshortja e tij

Një ish-futbollist është gjetur i vd ekur në shtrat nga bashkëshortja e tij, pasi thuhet se ka pësuar një atak të papritur në zemër. Është fjala për…

Vjen lajmi qe prek pensionistet, Bashkia jep lajmin e madh: “Do jete falas…”

Bashkia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me procesin e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët, duke theksuar se po merren masa për një proces më të…

Banka refuzoi t’i jepte leket pa certifikatën e νd*kjes, vëllai zhν*rros motrën dhe ua çon tek arka (FOTO)

Një burrë që jetonte në Indinë rurale, i paaftë të merrte një certifikatë vde kjeje për motrën e tij, nxori mbetjet e saj dhe i çoi tek…

Nuk gabon kurre! Karamuco nxjerr detajin shokues per vr&sjen m*kabre ne Lezhe

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili nxjerr detaje te sakta, te pagabushme dhe te konfirmuara, ka folur lidhur me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë. Ai…

3 shenja të horoskopit që do ta shohin fatin e tyre të ndryshojë në muajin maj 2026

Maji pritet të sjellë zhvillime të reja për tre shenja, të cilave do t’u ndryshojë ndjeshëm rrjedha e jetës. Maji i vitit 2026 nuk është si muajt…