Detaje nga operacioni kundër call centerave në Tiranë, sekuestrohen 1 mln euro cash

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik i zhvilluar mbrëmjen e sotme në tre Call Centera në Tiranë.

Sipas të dhënave, janë vendosur 9 masa sigurie në kuadër të hetimeve.

Aksioni po udhëhiqet nga prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo.

Gjatë kontrolleve janë verifikuar 3 call center, të shpërndarë në 4 ambiente pune, me rreth 300 poste pune në total.

Mësohet se janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Dy nga ambientet e kontrolluara ndodhen në “Millennium Business Center”, në Rrugën e Kavajës, ndërsa tjetri në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Dyshohet se nga këto struktura janë mashtruar shtetas nga disa vende, përfshirë Austri, Itali, Spanjë, Greqi, Kanada dhe SHBA, përmes skemave të ndryshme telefonike.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe rolin e secilit të përfshirë në këtë aktivitet.

Related Posts

Nga BBVA në Samit! Rama takon Stenaldon – momenti që po komentohet kudo

Është mbajtur pasditen e sotme ceremonia hapëse e Samitit të Diasporës, që u zhvillua tek godina e Teatrit të Operas dhe Baletit. Sakaq, në ambientet e pritjes…

Befasuese! Dalin rezultatet e sondazhit deri tani, ja kush pritet të jetë fitues i BIG BROTHER

Sic dihet te shtunen e 18 prillit eshte finalja e madhe e Big Brother Vip 5. Dhe sic dihet finalistet jane Miri, Mateo, Selin dhe Rogerti. Portali…

Moderatori shqiptar nis emisionin i dehur! Nuk artikulon dot fjalët dhe… (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, ndjekësit e emisionit “Politiko” në televizionin Kanal 10 kanë vënë re një moment të pazakontë gjatë transmetimit direkt. Moderatori Kushtrim Sadiku e nisi programin…

LAJM I FUNDIT/ Prokuroria e Tiranës godet 3 call center në kryeqytet! Disa të arrestuar, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Prokuroria e Tiranës ka goditur 3 call center-a në kryeqytet. Një prej tyre mësohet se ndodhej në rrugën e Kavajës, ndërsa një tjetër te Kopshti Zoologjik. Gazetarja…

Horoskopi ditor, e martë 14 prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kërkoni te provoni përvoja te reja, por kur partneri t’iu beje…

Gjeneral me përvojë të gjatë në NATO dhe operacione speciale, Trump propozon Eric P. Wendt si Ambasador në Shqipëri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar Senatit amerikan emrin e Eric P. Wendt si kandidat për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve…