E fundit! Aksion i madh në Tiranë

Aksion i madh në Tiranë
Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin e ndërmarrë mbrëmjen e kësaj të hënë në kryeqytet, ku Policia e Shtetit, së bashku me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur disa baza call centerash që dyshohet se mashtronin qytetarë europianë.

Burime për mediat bëjnë me dije se operaiconi është shtrirë në disa zona të kryeqytetit, përfshirë afër Kopshtit Zoologjik të Tiranës ku operonin dy prej këtyre call-centerave dhe tjetra në zonën e Rrugës së Kavajës.

Operacioni është zhvilluar nën drejtimin e Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe autoritetet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe Austri, të cilat kanë përcjellë informacionet fillestare që kanë çuar në nisjen e hetimeve rreth dy vite më parë.

Sipas të dhënave paraprake, në këto ambiente dyshohet se kanë qenë të angazhuar rreth 70 operatorë, të cilët, sipas hetimeve, përdornin skema të sofistikuara mashtrimi për të zhvatur qytetarë europianë. Deri më tani raportohet për disa arrestime, ndërsa Prokuroria ka lëshuar 9 masa sigurie për persona të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale. Katër prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjerët vijojnë kërkimet.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhjetëra pajisje elektronike, kompjuterë dhe materiale të tjera të përdorura për aktivitetin e dyshuar, si dhe shuma të konsiderueshme parash që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Operacioni vijon ende dhe pritet që në orët në vijim të kemi dhe një reagim zyrtar nga autoritetet.

Related Posts

E FUNDIT: Dy tërmete godasin Kretën – ja sa ishte magnituda që tr*nditi zonën

Një lëkundje e dyfishtë sizmike u regjistrua këtë të martë në një zonë detare pranë Kretës, konkretisht në Lassithi. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, në orën 08:59…

Zbulohen PRAPASKENAT/ Vuçiç do të suImonte Kosovën nëse Ukraina do të ishte mundur

Ish-Ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanović, është shprehur se në rast se Rusia do të kishte mundur Ukrainën për një muaj, atëherë do të hapej rruga e…

Mos u vono, po të pres… – Mesazhi i fundit i një nëne për të birin do t’ju thyejë zemrën

Një ngjarje e rëndë ka lënë një familje të shkatërruar dhe një komunitet në lot, pasi një moment i zakonshëm u kthye në një tragjedi që askush…

Ngjarje e rëndë me një çift shqiptar në emigrim/ QëIIohet me breshëri ar*mësh çifti, vr*tet i riu 20-vjeçar, pI’agoset vajza

Qëllohet me breshëri armësh çifti, vritet i riu 20-vjeçar, plagoset vajza që e shoqëronte SUEDI – Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e…

۷ɾau me çekiç fqinjin e tij, buɾg pëɾjetë..

TIRANË – Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Isuf Hasën, i shpallur fajtor për vrasjen e fqinjit të tij, një…

Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, dalin çmimet e reja që dikton Bordi i Transparencës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri gjatë mbledhjes së zhvilluar sot më 14 prill 2026. Sipas vendimit, çmimi maksimal…