Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet me ritme alarmante, ndërsa tensionet mes Iran dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po futen në një fazë gjithnjë e më të rrezikshme.
Në këtë kontekst të ndezur gjeopolitik, Grid Rroji ka reaguar ashpër në një intervistë për Vip Magazine,
duke ngritur alarmin për pasojat që kjo krizë mund të sjellë jo vetëm për rajonin, por edhe për Shqipërinë.
Ai nuk i kurseu fjalët, duke e cilësuar situatën si një “gjëmë të paralajmëruar”, ndërsa theksoi se zhvillimet e fundit mund të kenë ndikime të drejtpërdrejta në ekonominë, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë. Sipas Rrojit, ajo që po ndodh nuk është një konflikt i zakonshëm, por një përplasje me pasoja globale që mund të ndryshojë ekuilibrat e fuqive në botë,