Emanuela Kolonja, 37-vjeçarja e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, leuçemi akute, ka ndërruar jetë. E reja nga Saranda, nënë e një djali 4-vjeçar, në tetor 2025 ndodhej e shtruar në QSUT por gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar pasi sëmundja i kishte prekur shtyllën kurrizore, duke e bërë të pamundur lëvizjen. 🡇𝐒𝐡𝐭ყ𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐭🡇
Ajo iu drejtua redaksisë së JOQ ALBANIA për të kërkuar ndihmën e shqiptarëve për trajtimin e saj, dhe falë kontributit të qytetarëve, brenda pak ditëve u mundësua edhe nisja e saj drejt Italisë për kurim.
Por pavarësisht përpjekjeve dhe mbështetjes së gjerë, ajo nuk arriti ta fitojë betejën me së mundjen, duke lënë pas bashkëshortin, djalin e vogël dhe familjen e saj.
Familjarët kanë shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuan dhe u solidarizuan në këtë periudhë të vështirë.