Afrimiteti mes Vanesës dhe Indrit në “Ferma VIP” ka kthyer jetën e saj personale në kryefjalën e mediave rozë ditët e fundit.
Së fundmi, në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme u përhap me shpejtësi një lajm, ku pretendohej se ishte zbuluar identiteti i të dashurit të saj.
Sipas këtyre lajmeve (të shoqëruara me disa imazhe), thuhej se “partneri” i saj kishte fshirë të gjitha fotot dhe videot që kishin bashkë, si një reagim i ashpër ndaj afrimitetit të Vanesës me Indrin brenda fermës. Por, e gjithë kjo zhurmë mediatike rezulton të jetë një lajm i rremë!
E vërteta është se djali që shfaqet në fotot dhe videot që po bëjnë xhiron e rrjetit, nuk është aspak i dashuri i saj, por në fakt është vëllai i Vanesës.

Për sa i përket partnerit të saj të vërtetë, misteri mbetet i pazgjidhur. Vetë Vanesa e ka sqaruar më parë këtë pjesë brenda shtëpisë, duke treguar se i dashuri i saj është një person shumë privat dhe hermetik, i cili nuk ka dëshirë të ekspozohet dhe madje nuk zotëron as llogari në rrjetet sociale.