Djegia e pallatit ne Tiranë, reagon Rama

Reagon Rama: Pallati që u dogj dje, do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi
Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në një kompleks në zonën “Farmacia 10” në Tiranë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Në reagimin e tij, Kreu i Qeverisë thekson se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke nënvizuar se sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin e objektit. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e sigurimit të banesave dhe përgjegjësinë e kompanive të sigurimit në raste të tilla.

Më poshtë reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”

Related Posts

“Do të thosha se je gay, por…”, ish banorja e BBVA shpërthen ndaj Arjan Konomit

Pas debateve të ashpra në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e BBVA 5, Edisa Demollari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale drejtuar opinionistit Arjan Konomi….

Horoskopi i së enjtes “godet” fort – ja cilat shenja do ndryshojnë fatin

Dashi Mos hezitoni te diskutoni hapur sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj sentimentale. Vetëm ne këtë mënyrë do e kaloni fazën e…

Sherri mes të rinjve në Korçë/ Policia arreston 19-vjeçarin që pIagosi të mὶturin, nis procedimi edhe për tre të tjerë

Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja lidhur me një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku janë përfshirë disa shtetas, kryesisht të…

Shfaqet në Adriatik peshku që mund të presë lëkurën tuaj si brisk/Studiuesit ngrenë alarmin!

Një specie e re tropikale po ngre shqetësim në Adriatik: bëhet fjalë për Acanthurus monroviae, i njohur si “peshku kirurg”, i cili mund të shkaktojë prerje të…

Djegia e pallatit ne Tiranë, reagon Rama…

Reagon Rama: Pallati që u dogj dje, do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu…

I fundit, Rama thirret ne SPAK

Kryeministri Edi Rama do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. Seanca gjyqësor në GJKKO në ngarkim të…