U bë viral pas prezantimit të emisionit në gjendje të dehur, moderatori: Kam probleme me stomakun edhe dhmbët më…!

Ditët e fundit, një sekuencë nga emisioni “Politiko” me moderator Kushtrim Sadiku është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta dhe spekulime mbi gjendjen e tij gjatë transmetimit.

Pamjet ku moderatori shfaqej me vështirësi në artikulim u interpretuan nga shumë përdorues si shenjë e konsumimit të alkoolit gjatë emisionit, i cili trajtonte një temë të ndjeshme si Beteja e Koshares, duke e bërë situatën edhe më të debatueshme në publik.

Pas disa ditësh heshtje, Sadiku ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku kërkon ndjesë për situatën e krijuar, por mohon kategorikisht akuzat për dehje.

Sipas tij, gjendja fizike është shkaktuar nga probleme shëndetësore me stomakun, përfshirë terapinë për këtë dhe trajtime dentare, të cilat i kanë sjellë lodhje dhe vështirësi në të folur.

Ai pranoi gjithashtu se vendimi për të mos e anuluar emisionin ka qenë i gabuar, ndonëse është motivuar nga dëshira për të mos munguar në ekran pas një karriere të gjatë pa ndërprerje.

Megjithatë, postimi i tij ka hapur debat të ri në rrjetet sociale, ku një pjesë e përdoruesve kanë vënë në dyshim vetë autenticitetin e deklaratës, duke e konsideruar atë të diskutueshme dhe të pabesueshme.

Sadiku ka theksuar ndërkohë respektin e tij për temën e emisionit dhe ka njoftuar se do të vijojë aktivitetin e tij në ekran,

Related Posts

“Do të thosha se je gay, por…”, ish banorja e BBVA shpërthen ndaj Arjan Konomit

Pas debateve të ashpra në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e BBVA 5, Edisa Demollari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale drejtuar opinionistit Arjan Konomi….

Horoskopi i së enjtes “godet” fort – ja cilat shenja do ndryshojnë fatin

Dashi Mos hezitoni te diskutoni hapur sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj sentimentale. Vetëm ne këtë mënyrë do e kaloni fazën e…

Sherri mes të rinjve në Korçë/ Policia arreston 19-vjeçarin që pIagosi të mὶturin, nis procedimi edhe për tre të tjerë

Policia e Korçës ka dhënë detaje të reja lidhur me një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku janë përfshirë disa shtetas, kryesisht të…

Shfaqet në Adriatik peshku që mund të presë lëkurën tuaj si brisk/Studiuesit ngrenë alarmin!

Një specie e re tropikale po ngre shqetësim në Adriatik: bëhet fjalë për Acanthurus monroviae, i njohur si “peshku kirurg”, i cili mund të shkaktojë prerje të…

Djegia e pallatit ne Tiranë, reagon Rama…

Reagon Rama: Pallati që u dogj dje, do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu…

I fundit, Rama thirret ne SPAK

Kryeministri Edi Rama do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. Seanca gjyqësor në GJKKO në ngarkim të…