Greqi: Flet babai i 19-vjeçares: Hυmba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!” (VIDEO + FOTO)

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se vajza e tij nuk kishte asnjë lidhje as me lëndë narkotike dhe as me alkool

Trishtim i madh ka përfshirë Kefaloninë pas lajmit për vd ekjen e 19-vjeçares shqiptare e identifikuar si Mirto, e cila u gjet pa ndjenja në sheshin qendror të Argostolit. Ajo u transportua pasi u gjet, duke u dërguar ende gjallë në spital, ku mjekët tentuan reanimimin, por nuk arritën ta shpëtonin.

“Nuk humba vetëm vajzën time, humba gjithë jetën time. Humba engjëllin tim. Vajza ime ra në kurth. Nuk e transportuan, nuk e nxorën jashtë si duhet, e flakën vajzën time”, shprehet ai.

Për ngjarjen janë arrestuar tre persona, me të cilët 19-vjeçarja dyshohet se ishte para incidentit tragjik.

“Humba engjëllin tim”

“Humba gjithë jetën time”, tha babai i vajzës në një intervistë për Mega Tv, duke këmbëngulur se vajza e tij ishte viktimë e një kurthi.

“Nuk humba vajzën time, humba gjithë jetën time. Humba engjëllin tim. Vajza ime ra në kurth. Nuk e transportuan, nuk e nxorën jashtë, e hodhën. Bënë çfarë donin ata persona. Unë e humba vajzën time. Ajo ishte një fëmijë që e rrita me parime. E futën në kurth. Vajza ime nuk kishte lidhje as me dr ogë, as me alkool. E mori një person që e njihte dhe e kishte shok dhe që kishte ardhur për Pashkë në Kefaloni. Më pas, si është marrë vesh me dy të tjerët dhe shkuan aty ku ndodhi gjithçka. Dyshoj se i hodhën diçka në gotë, por nuk e di çfarë kanë bërë saktësisht”.

Ai shton se vajza fillimisht kishte dalë nga shtëpia për të takuar një shoqen e vet, por më pas situata mori një drejtim që ende nuk është sqaruar plotësisht.

“Vajza ime doli për të shkuar te një shoqe. Më pas ajo shoqe u largua me të dashurin e saj dhe ndodhi kjo që ndodhi. Ende nuk e di saktësisht si dhe pse ndodhi. Vajza ime nuk kishte lidhje me asnjërin nga tre personat. Nuk më kishte thënë se do të qëndronte jashtë. Më tha vetëm se do të dilte me shoqen e saj dhe se mund të ishte edhe një shok i vjetër, por nuk do të vonohej”.

Sipas tij, vajza u gjet në një vend të fshehur dhe jo në rrugë të hapur.

“Një kalimtar e pa vajzën time të hedhur. Nuk ishte në trotuar, por pas një zone pranë një këndi lojërash. E kishin lënë të fshehur aty. Një person më tha se rreth orës pesë pa diçka, ndërsa ishte nisur për një rast tjetër. Gjatë rrugës mori një njoftim të ri për të shkuar në shesh. Kur e morën, sipas shoferit, vajza kishte ende shenja jete”.

Babai, Harallambi, dyshon se të bijën e kanë përdhu nues, siç deklaron në TV:

Related Posts

“Ordiner! Të përjashtohet!”/ Ndjekësit shρërthejnë ndaj Ilir Shaqirit pas këtij veprimi kundrejt Moza Ahmetit! (VIDEO)

Një situatë që ka ngjallur reagime të forta dhe indinjatë tek ndjekësit ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Ferma VIP”. Ajo që nisi si një shaka…

‘Do themi e gjetëm në rrugë’! Detaje tr*nditëse nga dr*gimi dhe brάktisja nga tre djem e 19-vjeçares shqiptare që hυmbi jetën në Greqi

Argostol, Greqi, 15 prill 2026 – Mediat greke kanë publikuar detaje të reja tro nditëse mbi vd ekjen e 19-vjeçares shqiptare Myrto, e cila u gjet e…

“Janë 7 godina të ndërtuara me të njëjtin material”, shokon inxhinieri: Çfarë do ndodhë me ato?

Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç i ftuar në nje emision televiziv ka folur lidhur me zjarrin e rënë të martën në një pallat tek farmacia 10 në Tiranë….

“Baballarët i nxirrnin fëmijët natën në rrugë dhe vetë…”, prokurorja zbulon detaje tronditëse nga shfrytëzimi

Eles Brahimaj, Rakip Sinani, Mikel Rama dhe Miklovan Gogajt iu dha masa arrest me burg, ndërkohë që 4 zonja, që shoqëronin fëmijët në rrugë u lanë me…

Miri suprizon me deklaratën e tij: Nëse nuk e fitoj unë BBVIP, dua ta fitoj…

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” i është dedikuar një formati të veçantë, ku finalistët e këtij edicioni janë përballur me intervista të drejtpërdrejta…

Tatuazhi i motrës së Mateos bëhet viral në rrjet (Foto)

Vëmendja e publikut ndaj personazheve të njohur dhe familjarëve të tyre shpesh kalon në “mikroskop”, ku nuk shpëton asnjë detaj. Së fundmi, në qendër të ironisë dhe…