Mbrëmja e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” i është dedikuar një formati të veçantë, ku finalistët e këtij edicioni janë përballur me intervista të drejtpërdrejta për të ndarë emocionet, strategjitë dhe mendimet e tyre të fundit pak para finales së madhe.
Gjatë radhës së tij në intervistë, Miri është vendosur përballë disa pyetjeve mjaft interesante, ku njëra prej tyre e ka ftuar të bëjë një zgjedhje hipotetike.
Miri suprizon me deklaratën e tij: Nëse nuk e fitoj unë BBVIP,
I pyetur se cili nga banorët do të fitonte ose e meriton të fitojë këtë edicion, në rast se çmimi i madh nuk shkon për të, ai ka dhënë një përgjigje të prerë.
“520 mijë euro një telefonatë”/ Brenda skemës së mashtrimit të call center-ave, dëshmitari “X”: Ju marr nga Qipro…
Takimi 3-palësh në Uashington/ Hezbollahu pranon armëpushimin, por me kushte ndaj Izraelit
“Baballarët i nxirrnin fëmijët natën në rrugë dhe vetë…”, prokurorja zbulon detaje tronditëse nga shfrytëzimi

Miri ka përmendur emrin e Selinës. Kjo zgjedhje tregon se, pavarësisht dinamikave, aleancave apo debateve që kanë shoqëruar rrugëtimin e tyre të gjatë brenda shtëpisë, ai ka një vlerësim real për lojën e saj dhe e sheh si një nga pretendentet më të forta dhe të denja për të marrë fitoren e këtij edicioni.
Ky moment sinqeriteti ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke treguar një anë më sportive dhe vlerësuese mes finalistëve tani që fundi është fare pranë.