Një aksident i rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Friuli të Italisë, me bilanc një të vdekur dhe një të plagosur.
I plagosuri është një shofer shqiptar, që u transportua me urgjencë me një helikopter drejt spitalit në Udine. Kurse viktima është një shtetas italian.
Policia bëri me dije se përplasja e dhunshme ndodhi mes një kamioni të drejtuar nga shqiptari (foto) dhe një furgoni frigoriferik të drejtuar nga viktima, në zonën e Marianos.
Gjendja e shoferit shqiptar raportohet se është e rëndë dhe mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë, kurse emri i tij nuk bëhet i ditur.
“Përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme dhe shoferi i furgonit frigoriferik, një 48-vjeçar nga Udine, vdiq menjëherë. Shoferi tjetër, një banor shqiptar i Mansuè-s, u transportua me helikopter në Cattinara”, njoftoi media e vendit fqinj.