Ngjarje e rëndë, 3 persona të vdekur brenda një banese, dy prej tyre fëmijë! Detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ditën e sotme (16 prill).

Një zjarr përfshiu një banesë në Malishevë, ku ndodheshin anëtarët e një familjeje sipas raportimeve të para.

Mediat informojnë se deri tani ka 3 viktima për shkak të asfiksisë, një burrë dhe dy fëmijë (dyshohen babai dhe fëmijët e tij).

Policia e Kosovës njoftoi edhe detajet e para të ngjarjes dhe dinamikën.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.

Media kosovare informon se “babai me dy fëmijët po dyshohet se kanë vdekur pasi një zjarr kaploi hapësirën e tyre në një banesë kolektive në Malishevë”.

Babai është 35-vjeçar ndërsa dy fëmijët janë të mitur, 9 dhe 12-vjeçar.

Detajet e ngjarjes pritet të zbardhen më tej nga autoritetet kosovare, por paraprakisht dyshohet për një aksident,

Related Posts

“O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Dashi, paralajmërimi i fortë i Meri Gjinit

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe…

Autobusi bie në përrua dhe përfshihet nga flakët, 14 v iktima dhe 29 të p lagosur (VIDEO)

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti tragjik në jug të Ekuadori. Ngjarja ndodhi të mërkurën pranë zonës…

Aksident i rëndë në Friuli, kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, v des shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Friuli të Italisë, me bilanc një të vdekur dhe një të plagosur. I plagosuri është një…

Sapo u njoftua! Dalin pensionet e moshës dhe kontribuuese, ja kush përfiton

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar të gjithë pensionistët se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe atyre…

Paralajmërimi i Idajet Beqirit: Sali Berisha rrezikon të e kstradohet në SHBA, Drejtësia ka zbuluar se ai

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë një interviste televizive për “Abc News”, ai foli për…

“Largohuni menjëherë”, paralajmërimi mes s ulmeve me raketa

Situata në kufirin mes Izraelit dhe Libanit vijon të përshkallëzohet, ndërsa ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët në jug të Libanit, në kushtet e…