×

PIas sherri te Aeroporti i Vlorës, njerëzit e Valon Ademit nxjerrin jashtë të dërguarit e Behgjet Pacollit

Një përplasje e fortë është shënuar këtë të enjte në ambientet e Aeroportit të Vlorës, ku një takim zyrtar për ecurinë e punimeve ka degjeneruar në debat verbal deri dhe përplasje fizike mes përfaqësuesve të palëve të përfshira në projekt.

Takimi ishte thirrur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një moment kur afatet për hapjen e aeroportit po afrohen dhe konfliktet mes aksionerëve kanë nisur të ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e investimit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, përfaqësuesit e kompanisë MABCO të biznesmenit Behgjet Pacolli, nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhje.

Ndërhyrja është bërë nga strukturat e sigurisë të shoqërisë koncesionare, të cilat veprojnë nën administrimin e përfaqësuesve të lidhur me aksionerin minoritar.

Moslejimi i tyre është arsyetuar me një vendim gjykate që ka pezulluar përkohësisht kompaninë e Pacollit nga procesi i administrimit të projektit të Aeroportit të Vlorës.

Situata ka sjellë tension të menjëhershëm në ambientet e kantierit, ku burimet raportojnë për debat të ashpër dhe përplasje mes përfaqësuesve të palëve, duke nxjerrë në pah konfliktin e hapur për kontrollin e projektit.

Në një reagim zyrtar, kompania MABCO e cilëson ngjarjen si një precedent të rëndë dhe të papranueshëm, duke theksuar se përfaqësuesit e saj ishin të ftuar zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas kompanisë, ndalimi i hyrjes është bërë mbi bazën e një vendimi të njëanshëm nga administratori i emëruar nga aksioneri minoritar, i cili zotëron vetëm 2% të aksioneve në projekt.

MABCO ngre shqetësimin se kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme që, sipas saj, po pengon aktivitetin normal në kantier. Kompania pretendon se janë bllokuar inxhinierë, nënkontraktorë dhe staf teknik, ndërsa situata është përshkallëzuar deri në pengimin e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të shtetit./skyweb.al

Related Posts

Kujdes ju shoferë emigrantë, 27 rregulla si duhet t’i jepni makinës kur vini në Shqipëri

Nga Artan Fuga Këshilla për turistë, emigrantë që kthehen për pushime, shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, etj.🡇𝐒𝐡𝐭y𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐭🡇 Ju…

E rëndë në Durrës/ U vetëpIagos me årmë, 35-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë.🡇𝐒𝐡𝐭y𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐭🡇 Shtetasi Odise Shoshari, dyshohet se…

Horoskopi ditor, e hënë 20 prill 2026

Dashi Rutina ka rrezik te shkaktoje shume probleme sot ne jetën tuaj ne çift. Do mërziteni shpesh dhe ka rrezik ta kërkoni diku tjetër lumturinë. Beqaret do…

Sherr i dh*nshëm në Vlorë! I riu goditet nga disa persona – pamje tr*nditëse

Një sherr mes të rinjsh është regjistruar sot në Vlorë, ku një person është goditur me shkeIme dhe gru*shte, në zonën e Plazhit të Vjetër. I riu…

Deklarata të Çakos për Mira Muratin: pretendime mbi ‘qeveri botërore në hije’ dhe emërimi si kryeministre

Në një emision televiziv, analisti Alfred Çako ka bërë një sërë deklaratash kontroverse lidhur me figurën e teknologjisë shqiptare Mira Murati, duke pretenduar pjesëmarrjen e saj në…

Mister i madh! Shtëpia e Bardhë heton vd*kjet e 11 shkencëtarëve

Vd ekja në vitin 2022 e studiueses amerikane Amy Eskridge është rikthyer në vëmendjen publike, pasi është përfshirë në një listë prej 11 rastesh që po lidhen…