Ministria e njoftoi me dhimbje! Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të lahutarit të njohur Jonuz Delaj, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të madhe për kulturën shqiptare. Ai theksoi se Delaj, i ardhur nga Malësia e Madhe, u njoh si “magjistari i lahutës” dhe si një nga bartësit e fundit autentikë të Eposit të Kreshnikëve.

Sipas ministrit, për Delajn lahuta nuk ishte thjesht një instrument muzikor, por një dëshmi e gjallë e identitetit dhe historisë së shqiptarëve. Gonxhja kujtoi se kjo trashëgimi merr sot një domethënie edhe më të madhe, në kohën kur lahuta shqiptare është shpallur nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një vlerësim që nderon edhe figura si Jonuz Delaj, të cilët e ruajtën dhe e përcollën në formën më të pastër.

“Me ndarjen nga jeta të Jonuz Delaj, kultura shqiptare humbi jo vetëm një lahutar, por një epokë të gjallë të kujtesës sonë historike. I ardhur nga Malësia e Madhe, ai u njoh si “magjistari i lahutës” dhe shpesh u cilësua si një nga bartësit e fundit autentikë të Eposit të Kreshnikëve.

Siç rrëfehet edhe në reportazhe kushtuar jetës së tij, Jonuz Delaj e mbarti lahutën si pjesë të qenies së vet, duke kënduar këngë epike të mësuara gojarisht, pa shkrim e pa skenografi, vetëm me kujtesën, zërin dhe forcën shpirtërore. Për të, lahuta nuk ishte instrument, por dëshmi e identitetit dhe e historisë shqiptare.

Sot, kjo trashëgimi merr një domethënie edhe më të madhe, në kohën kur lahuta shqiptare gëzon statusin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s – një vlerësim që nderon edhe figura si Jonuz Delaj, të cilët e ruajtën atë në formën më të pastër.

Ai u largua nga jeta, por zëri i tij mbetet i gdhendur në tingullin e lahutës, në epikën shqiptare dhe në kujtesën tonë kolektive. Institucionet shqiptare janë të angazhuara për ruajtjen, përcjelljen brezave dhe edukimin mbi dijebërjen, që thesaret tona të traditës të jetojnë, të tregohen e të ushtrohen përgjithmonë.” -shkruan Ministri Blendi Gonxhja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Vajza e vogël dëgjon një zhurmë të çuditshme në mur, i tregon babait – më pas zbulojnë arsyen

Gjithçka filloi si një pasdite e qetë në kopsht. Një ditë ku gjithçka dukej e zakonshme dhe pa asnjë shqetësim. Dielli ishte i ngrohtë, ajri i qetë,…

Gazetari i madh shqiptar ngre alarmin

Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike një skandal të rëndë shëndetësor, ku një kryebashkiak në Jug të vendit, rezulton me SIDA, duke infektuar edhe disa punonjëse. ‘Një…

Ministria e njoftoi me dhimbje! Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të lahutarit të njohur Jonuz Delaj, duke e cilësuar humbjen e tij si…

Erion Braçe trondit Edi Ramën, vendimi i beftë që përmbys gjithçka! E mbështesni? –

Një deklaratë e fortë nga Erion Braçe në sallën e Kuvendit ka trazuar skenën politike, duke vënë në qendër të debatit jo vetëm çështjen e call center-ave…

Rikthehet super ‘El Nino’, por këtë radhë zgjat me vite. Meteorologët e BE: Ja çfarë pasojash priten për motin

Një cikël i ri i fenomenit El Niño po formohet në Oqeanin Paqësor. Sipas ekspertëve, ka shumë gjasa që ai të bëhet një nga më të fortët…

‘Kryebashkiaku në Jug me S*DA’, gazetari ngre alarmin: Janë infektuar punonjëse

Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike një skandal të rëndë shëndetësor, ku një kryebashkiak në Jug të vendit, rezulton me SIDA, duke infektuar edhe disa punonjëse. ‘Një…