Telashet me Edi Ramën, shpërthen Spiropali

Elisa Spiropali ka dalë publikisht kundër situatës së krijuar në Partinë Socialise në Shqipëri dhe pas zënkës së saj me Edi Ramën.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme ka thënë se po i kërkohet të heshtet, por se nuk e ka në plan ta bëjë këtë.

“Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.
E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.

Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.

Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.
E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.

Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.
Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?

Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.
Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.
Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.

Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.

Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.
Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.
Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë;
“Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën’ që s’më kafshojnë”.

Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.
Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to.
Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.

Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon.
Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.
Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve” shkruan Spiropali në reagim./Indeksonline/

Related Posts

Vajza e vogël dëgjon një zhurmë të çuditshme në mur, i tregon babait – më pas zbulojnë arsyen

Gjithçka filloi si një pasdite e qetë në kopsht. Një ditë ku gjithçka dukej e zakonshme dhe pa asnjë shqetësim. Dielli ishte i ngrohtë, ajri i qetë,…

Gazetari i madh shqiptar ngre alarmin

Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike një skandal të rëndë shëndetësor, ku një kryebashkiak në Jug të vendit, rezulton me SIDA, duke infektuar edhe disa punonjëse. ‘Një…

Ministria e njoftoi me dhimbje! Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të lahutarit të njohur Jonuz Delaj, duke e cilësuar humbjen e tij si…

Erion Braçe trondit Edi Ramën, vendimi i beftë që përmbys gjithçka! E mbështesni? –

Një deklaratë e fortë nga Erion Braçe në sallën e Kuvendit ka trazuar skenën politike, duke vënë në qendër të debatit jo vetëm çështjen e call center-ave…

Rikthehet super ‘El Nino’, por këtë radhë zgjat me vite. Meteorologët e BE: Ja çfarë pasojash priten për motin

Një cikël i ri i fenomenit El Niño po formohet në Oqeanin Paqësor. Sipas ekspertëve, ka shumë gjasa që ai të bëhet një nga më të fortët…

‘Kryebashkiaku në Jug me S*DA’, gazetari ngre alarmin: Janë infektuar punonjëse

Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike një skandal të rëndë shëndetësor, ku një kryebashkiak në Jug të vendit, rezulton me SIDA, duke infektuar edhe disa punonjëse. ‘Një…