Djali 26-vjeçar, ish-peshëngritës, ishte i pari nga tre të akuzuarit që u paraqit sot në mëngjes para gjykatës për të dhënë dëshmi lidhur me vd ekjen e 19-vjeçares Myrto, e cila humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së martës (14.04.2026) në Argostoli të Kefalonisë në Greqi.
Ish-sportisti, i cili në të kaluarën ka qenë i përfshirë në çështje që kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve, që nga momenti i arrestimit deri në paraqitjen e sotme para hetuesit, nuk kishte bërë asnjë deklaratë.
Gjatë fazës paraprake të hetimit, ai kishte thënë se do t’i shpjegonte të gjitha para autoriteteve gjyqësore, duke dhënë versionin e tij për ngjarjet që ndodhën si në dhomën e marrë me qira, ashtu edhe gjatë transportimit të vajzës drejt sheshit qendror të Argostolit.
Sipas informacioneve që citon media greke, në fillim të dëshmisë së tij ai deklaroi:
“Unë bleva lëndën narkotike dhe shkova në dhomën me qira për të bërë përdorim. Bëmë dy herë përdorim. Një herë në fillim, më pas u largova, mora sërish kokainë dhe u ktheva. Përdorimin e dytë e bëmë rreth orës katër të mëngjesit. Vajza u shtri në shtrat dhe filloi të kishte spazma. Mendova se kishte krizë epileptike.”
Më tej, sipas pretendimeve të tij, ai u përpoq ta ndihmonte, por pa rezultat:
“I futa dorën në gojë që të mos i kthehej gjuha. Kam shenja kafshimi në gishtat e mi. Kam kërkuar që të bëhet ekspertizë mjeko-ligjore. Njoftova shokun tim shqiptar që ishte rastësisht në dhomën ngjitur, në dhomën me numër 11, me një vajzë.”
26-vjeçari grek, i cili bashkë me 22-vjeçarin shqiptar dhe një tjetër grem 23-vjeçar akuzohen për vr asje me dashje të kryer me mosveprim, pretendoi gjithashtu se kishte njoftuar ambulancën përpara se ta çonin vajzën në shesh dhe të deklaronin – sipas asaj që ka rezultuar nga hetimet – se nuk e njihnin dhe se e kishin gjetur në rrugë.
“Gjithashtu njoftova ambulancën. Shqiptari shkonte përpara dhe hapte dyert, ndërsa unë e mbaja Myrton në krahë. E lashë mbi një mur të ulët dhe e mbulova me xhupin e saj, derisa erdhi ambulanca.”
Menjëherë pas përfundimit të dëshmisë së 26-vjeçarit, në sallën e gjyqit hyri 23-vjeçari, shoku i Myrtos, me të cilin vajza kishte shkuar pak pas mesnatës së të hënës në dhomën me qira në Argostoli.
Flet nëna e të riut shqiptar
Sakaq, nëna e 22-vjeçarit shqiptar foli sot për newsit.gr, duke thënë se fëmija i saj nuk ka bërë asgjë dhe se e vërteta do të dalë së shpejti në dritë.
“Ai nuk kishte qenë kurrë i përfshirë me dr ogë”, tha ajo dhe shtoi: “Djali im nuk është i përfshirë në asgjë. Ai thjesht doli për të ndihmuar, nuk e njihte, ishte me të dashurën e tij.
Ai as nuk e di se si përfundoi atje sportisti 26-vjeçar, i cili gjithashtu nuk ka faj. Ai shkoi të përshëndetej me djalin tjetër… 23-vjeçarin. Fëmijët nuk kanë kryer kurrë krim. Çdo gjë që thuhet është gënjeshtër”, pohon nëna e tij, duke theksuar se djali i saj nuk ka qenë kurrë i përfshirë me dr ogë.