Shtëpia e Bardhë dhe FBI po hetojnë një seri vd ekjesh dhe zhdukjesh që përfshijnë 11 persona të lidhur me kërkime sekrete ushtarake, bërthamore dhe ajrore në Shtetet e Bashkuara.
Rasti përfshin shkencëtarë dhe punonjës të laboratorëve dhe institucioneve të specializuara, ndërsa një kongresmen republikan ka kërkuar hetim të thelluar nga FBI për këto ngjarje.
Një nga rastet më të përmendura është ai i Amy Eskridge, shkencëtare nga Alabama, e cila vd iq në vitin 2022 në moshën 34-vjeçare.
Vd ekja e saj ishte klasifikuar si vetëvrasje, por u publikuan pak detaje zyrtare, shkruan foxnews.
Eskridge kishte qenë e përfshirë në kërkime eksperimentale, përfshirë konceptet e avancuara të shtytjes dhe të ashtuquajturën “antigravitet”, gjë që ka nxitur më shumë vëmendje publike rreth rastit.
Autoritetet amerikane kanë konfirmuar se janë në dijeni të këtyre rasteve dhe po i shqyrtojnë, por deri tani nuk ka prova që i lidhin këto vd ekje apo zhdukje mes tyre.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe zyrtarët thonë se nuk është konfirmuar asnjë lidhje e drejtpërdrejtë mes këtyre rasteve, pavarësisht shqetësimeve për një model të mundshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE