Pas mbrëmjes së djeshme, ku Vanesa i dha fund lidhjes së saj jashtë LIVE gjatë spektaklit Ferma VIP, situata mes saj dhe Indri ka marrë një kthesë tjetër.
Indri është tërhequr duke kërkuar qartësi një hap pas në raportin e tyre dhe. Ai fillimisht ka kërkuar edhe një takim me psikologun e programit, përpara se të fliste me Vanesën.
Indri: Kam nevojë për një hap pas. Kjo nuk diskutohet. Jam në një fazë shumë konfuze. Rrezikoj të bëj gabime, të flas gjëra që nuk mendoj dhe që nuk ndjej. Kam nevojë për një hap pas.
Vanesa: Çfarë do të thotë? Jemi miq?
Indri: Jemi miq.
Vanesa: Ok.
Pas kësaj bisede, Vanesa është larguar e përlotur dhe ka shpërthyer në lot gjatë një bisede me Sarën, ku është shprehur e zhgënjyer nga situata.
“Tani vjen dhe thotë fola me psikolog. Dhe vjen më thotë kam nevojë të jemi thjesht miq. Kam shumë qarë qëparë, sepse ma ndjente zemra. Nuk po kuptoj më. Po mendoj vërtet ai e ka një pëlqim, por nuk e shikon si diçka që ka potencial nga jashtë. Po ndihem shumë e zhgënjyer sot”, shprehet Vanesa.