Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania” kanë pushtuar të gjithë, pasi nesër mbrëma do të kurorëzohet fituesi i këtij sezoni. Ndërsa Mateo po shijon orët e tij të fundit brenda shtëpisë si një nga finalistët kryesorë pretendentë për çmimin e madh, mbështetësja e tij më e zjarrtë, Brikena, e ka bërë të qartë se mendja dhe zemra e saj janë tashmë te ai. 🡇𝐒𝐡𝐭ყ𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩 𝐩𝐚𝐦𝐣𝐞𝐭🡇
Përmes një postimi të fundit në Instastory Brikena ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj.
Ndërsa ndodhet në timon, vëmendjen e gjithë publikut e ka rrëmbyer dora e saj. Ajo mban me krenari në gisht atë që ndjekësit e njohin si “unazën e martesës” me Mateon, një simbol i bukur i romancës që lindi mes atyre mureve.
Për t’i dhënë akoma më shumë emocion kësaj pritjeje për natën finale, Brikena ka zgjedhur kolonën zanore të tyre. Në sfondin e videos së saj dëgjohet kënga “Të dua”, e performuar nga dyshja Bubulina dhe Blondi.
Kjo këngë, e cila është kthyer në himnin e historisë së tyre të dashurisë, dëshmon se edhe pse fizikisht larg, Brikena është shpirtërisht aty, duke e mbështetur Mateon në çdo sekondë para sfidës së madhe të së nesërmes.

PAs ketij postimi shume fanska te Mateos filluan ta sulmojne Brikenen per postime fallco dhe per qasjen e ftohte te saj ndaj Mateos.
“Mjaft me, loja mbaroi”
“Tash eshte vone per emocione”
si dhe shume komente tjera kunder saj