FOTO/ Zbulohet e dashura e Klodit, 25-vjeçarja që u shfaq me maskë në Ferma VIP

Mbrëmjen e djeshme, “Ferma VIP” solli një nga momentet më të pazakonta dhe më të komentuara të këtij edicioni.

Konkurrenti Klod Dedja mori një surprizë mjaft të veçantë nga partnerja e tij, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke u shfaqur në ambientet e fermës me një maskë, të cilën refuzoi kategorikisht ta hiqte për të mbrojtur identitetin e saj nga publiku.

Megjithatë, sekreti nuk ka zgjatur shumë jashtë mureve të shtëpisë.

Sipas informacioneve dhe fotove të siguruara nga “Piranjat News”, partnerja e Klodit quhet Ersa Kana dhe ka një diferencë moshe prej plot 25 vitesh me banorin e “Ferma VIP”.

Një detaj tjetër që ka konfirmuar identitetin e saj është zbuluar në rrjetet sociale, ku si Klodi ashtu edhe Ersa, mbajnë në bio-t e tyre të Instagramit linkun e një biznesi të përbashkët.

Pavarësisht diferencës së moshës dhe distancës fizike që i ndan aktualisht, Klodi nuk i kurseu deklaratat e forta të dashurisë në transmetim live, duke theksuar se Ersa ka ndryshuar tërësisht kuptimin e tij për ndjenjat.

“Ersa është një vepër arti. Kemi vjet e pak bashkë, por na duket si 3 minuta. Për herë të parë në jetë kam kuptuar çfarë do të thotë dashuria për një femër… Ne kemi rreth 25 vite diferencë. Por mua më duket se unë jam më i vogël në moshë. Ndihem në faj që jam brenda. E kam merak Ersën.”

Mes puthjeve, përqafimeve dhe porosive për t’u kujdesur për veten, Klodi i bëri partneres së tij edhe një premtim të madh publikisht:

“Kur të dal nga këtu do bëjmë party, do bëjmë dasmë!”

Related Posts

Ledioni tregon 3 momentet më të sikletshme dhe më të vështira gjatë BBVA 5

Në prag të finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, moderatori i programit, Ledion Liço, ka ndarë me publikun emocionet e tij dhe një analizë…

Mbyllet sondazhi ‘Online’! Publiku vendosi: Ja kush shpallet fitues i BBVA 5 sipas ndjekësve

Pak orë para se të ndizen dritat e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, sondazhi ynë online ka përfunduar dhe mijëra ndjekës kanë dhënë…

Horoskopi ditor, e diel 19 prill 2026

Dashi Dite shume rutine kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk pritet asgjë e veçante gjate kësaj dite për ata qe janë ne…

Një tërmeti i fuqishëm godet, ja ku ishte epiqendra dhe forca e tij!

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në Oqeanin Paqësor. Lëkundjet me magnitudë 5.9 ballë sipas shkallës Rihter, ndodhën në orën 17:04 (18 prill), në Ishujt Solomon….

Publikohen rezultatet e fundit të sondazhit: Ja kush e fiton BBV

Sonte mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania dhe emocionet janë në kulm, teksa publiku pret të zbulojë fituesin e këtij edicioni. Katër finalistët Miri,…

T*rror në familje, 37-vjeçari shqiptar qëllon me armë brenda shtëpisë në sy të fëmijëve

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Rivolit në Torino, pas një episodi të rëndë të dh unës në familje. Sipas autoriteteve italiane,…